AlbanianSport.com 12.01.2017 10:50
ASNN Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll është mundur nga ajo e Italisë së Nën-19-vjeçareve në shifrat 0-1, në përballjen miqësore që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.
Autore e golit të vetëm për skuadrën mike, që i dha në këtë mënyrë edhe fitoren e djeshme, ishte Aliçe Regaxoli. Edhe pse sfida u zhbllokua shumë shpejt, deri në fund të ndeshjes nuk pati të tjera gola.
Ndonëse duhet përmendur se të dyja ekipet kanë pasur raste për të shënuar qoftë edhe një gol tjetër.
SHQIPËRI – ITALI Nën-19-Vjeçaret 0-1
Shënues: Regaxoli 6′
E mërkurë, 11 janar 2017, ora 14:00
në stadiumin “Elbasan Arena”
SHQIPËRI: Leci (Rexhepi 75’), Elezaj (Pocesta 80’), Rrahmani (Lumaj 80’), Bajraktari, Gjini, Franja, Proto (Maliqi 75’), Doçi, Begolli (Djegsina 75’), Jashari (Muja 80’), Gjergji (Curaj 60’). Trajner: A. Grima
ITALI Nën-19-Vjeçaret: Piaza, Lenzini (Çeçoti 46’), Torteli (Petenuzo 73’), Mela, Santoro, Kavicia (Xhisi 46’), Regaxoli, Karuzo, Serturini (Barbini 46’), Marineli, Kantore (Gliona 46’). Trajner: E. Sbardela
GJYQTARË: J. Xhaja, K. Gjyli, F. Borova (Shqipëri)
Minuta e golit:
6′ Regaxoli merr një inkursion nga e djathta dhe futet në zonë, duke dribluar këdo që gjen përpara, godet lehtësisht brenda zonës dhe shënon. 0-1
Minutat e tjera:
5′ Torteli merr një top të gjatë, pas një kundërsulmi të italianeve, por nuk godet si duhet, pasi sfera mbërriti në këmbët e saj nga një gabim i mbrojtjes shqiptare
13′ Një krosim nga e majta e sulmit të vajzave shqiptare gjen kokën e Begollit, por sfera e goditur prej saj përfundon jashtë
18′ Është italiania Marineli, që provon të zërë në befasi portieren shqiptare, me një goditje nga larg, por topi përfundon jashtë
32′ Serturini ka një rast të artë për të dyfishuar, por e vetme me portieren Leci nuk gjen dot rrjetën, ndërsa topi i goditur prej saj largohet me këmbë në këndore nga portierja jonë
44′ Jashari merr përsipër një goditje dënimi nga rreth 25 metra, godet dhe topi grushtohet në këndore nga portieria e Italisë.
53′ Kundërsulm i kombëtares mike, me anë te Marinelit, del portierja shqiptare dhe devijon topin në momentin e goditjes që mund të ishte fatale për kombëtaren tonë.
63′ Rrahmani kroson nga e djathta dhe fut një top të bukur në zonë. Jashari zbulohet bukur dhe godet me kokë, por topi përfundon mbi tra.