AlbanianSport.com 22.10.2015 08:05
ASNN – Në kuadër të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2017, Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave do të ndeshet sot me Greqinë. Sikundër çdo ndeshje e ekipeve tona përfaqësuese, edhe kjo përballje e kombëtares së futbollit të femrave do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00.
Kombëtarja e femrave është në prag të ndeshjeve të para Eliminatore për Kampionatin Evropian 2017 dhe sot vajzat kuqezi do të luajnë në Fier përballë Greqisë dhe pas pesë ditësh në fushë të huaj ndaj Rumanisë. Sikundër çdo ndeshje e ekipeve tona përfaqësuese, edhe kjo përballje e kombëtares së futbollit të femrave do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i RTSH, duke nisur nga ora 14:00.
Duke folur në prag të kësaj sfide, trajneri i vajzave kuqezinjve, Altin Rraklli ka deklaruar: “Janë takime shumë interesante dhe duhet të përqendrohemi fort për të bërë një punë të mirë. Sidomos ndeshja e parë me Greqinë në të cilën duhet të shfytëzojmë epërsinë e fushës tonë”, – ka përfunduar ish-futbollisti i Kombëtares së meshkujve, tashmë trajner i femrave kuqezi.
Shqipëria ndodhet në grupin e 3-të Eliminator me Francën, Ukrainën, Rumaninë dhe Greqinë.