AlbanianSport.com 20/08/2019 18:15
ASNN – Pas Belgjikës, lista e shteteve rritet nga 9 në 10, numri më i lartë i kandidatëve për të zhvilluar një Botëror të futbollit për femra. Në listë pritet të shtohen edhe emra të tjerë shtetesh pasi FIFA ka vendosur të presë ofertat deri në dhjetor 2019. Vendimi do të bëhet zyrtar në maj të vitit 2020. Pas suksesit të Botërorit në Francë këtë verë, shumë vende dëshirojnë të presin botërorin e femrave, që do të zhvillohet në vitin 2023.
E fundit që iu bashkua listës së kandidatëve ka qenë Belgjika, e cila rrit numrin e vendeve kandidate nga 9 në 10. Në listën e kërkesave për të zhvilluan Botërorin në vitin 2023 janë Argjentina, Australia, Bolivia, Brazili, Kolumbia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e ajo e Veriut, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut. Kjo lista e deritanishme, e cila do të shqyrtohet e më pas do të vendoset emri i vendit pritës në maj.
Por deri atëherë pritet që edhe shtete të tjera t’i bashkohen listës së kandidatëve për Botërorit të femrave. Kjo sepse FIFA e ka zgjatur periudhën e pritjes së ofertave deri në dhjetor 2019, me rastin e rritjes e rritjes së numrit të skuadrave që do të marrin pjesë në botëror nga 24 në 32. Vendet që zgjedhin të presin këtë veprimtari do të dinë vendimin përfundimtar të FIFA-s në maj të 2021.
Me France 2019, bëhen gjithsej 8 Botërorë për femra të zhvilluar deri tani. E para u zhvillua në Kinë në vitin 1991. Vendi aziatik përsëriti ofertën edhe në 2007. Me Botërorë të organizuar janë edhe Shtetet e Bashkuara në 1999-ën dhe 2003-shin. Ato shtete që kanë pritur një Botëror për femra janë Suedia, në 1995-ën, Gjermania në 2011-ën, Kanadaja në 2015-ën dhe Franca në 2019-ën.