Futboll – Femra / Rraklli: Lipset masivizim & ngritja e ekipeve “zinxhir”

Share Button

Futboll-Femra-Elbasan-Arena-Shkendija-gati-topi

Gjergj Vyshka 30.10.2015 13:20

Duket se edhe gjashtë ndeshjet miqësore që janë luajtur që nga 24 marsi e deri në fund të gushtit nuk i kanë shërbyer qëllimit për krijimin e një kombëtare solide për Eliminatoret e Evropianit. E vërteta është se ndryshe nga çfarë e kishte startin e kalendarit të Evropianit, teksa do të priste Greqinë në Fier, Shqipëria e femrave luajti vetëm dy ndeshje në fushën e vet dhe katër në fushë të huaj.

E duket se dy ndeshjet në Fier me Turqinë kanë qenë pak për të krijuar atë gjendje optimale për ta nisur me këmbë të mbarë në fushën tonë. Sepse këto dy ndeshje me dy humbje dhe me zero pikë, një gol i pësuar dhe shtatë të pësuar, janë efekt edhe i këtyre miqësoreve ndoshta luajtur pa kriter. Atje ku janë marrë dy fitore dhe katër humbje e golaverazhi 5-12.

“Ju si media, por dhe tifozët duhet të jenë realist për futbollin tonë të femrave, i cili është një sport që ka pak vite që është krijuar, – thekson trajneri i Kombëtares së futbollit të femrave, Altin Rraklli. – E po mbështetet fort vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit. Dhe për rrjedhojë kjo nuk mund të ndryshojë kualitetin dhe forcën e kampionatit, apo dhe kombëtares në krahasim me vendet që kanë shumë vite që e ushtrojnë këtë sport.”

“Rëndësi ka që futbolli i femrave në vendin tonë të masivizohet sa më shpejt dhe të punohet me ekipet “zinxhir”, – ka vijuar ai. – Në ndeshje ndaj Francës, Gjermanisë, Suedisë, që janë ekipe elite, normal që duhet të mbrohesh me të gjitha mënyrat sepse janë skuadra me shumë përvojë. Ne e kemi ndeshje luksi dhe nuk kemi se çfarë të humbasim”, – ka përfunduar Rraklli.

Grupi 3

 

Ndeshjet e luajtura:

22 shtator 2015        Francë – Rumani                 3-0

22 tetor 2015             Shqipëri – Greqi                   1-4

22 tetor 2015             Ukrainë – Rumani               2-2

27 tetor 2015             Rumani – Shqipëri              3-0

27 tetor 2015             Ukrainë – Francë                 0-3

Ndeshje për t’u luajtur:

27 nëntor 2015         Shqipëri – Francë

27 nëntor 2015         Greqi – Rumani

1 dhjetor 2015         Greqi – Francë

26 janar 2016            Greqi – Shqipëri

4 mars 2016            Shqipëri – Ukrainë

8 mars 2016            Greqi – Ukrainë

8 prill 2016              Rumani – Francë

8 prill 2016              Ukrainë – Shqipëri

12 prill 2016              Francë – Ukrainë

2 qershor 2016       Shqipëri – Rumani

3 qershor 2016       Francë – Greqi

7 qershor 2016       Ukrainë – Greqi

15 shtator 2016        Rumani – Ukrainë

20 shtator 2016        Francë – Shqipëri

20 shtator 2016        Rumani – Greqi

 

Renditja aktuale

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Franca 2          2          0          0          6-0                  6
  2. Rumania 3          1          1          1          5-5                  4
  3. Greqia 1          1          0          0          4-1                  3
  4. Ukraina 2          0          1          1          2-5                  1
  5. Shqipëria 2          0          0          2          1-7                  0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh