AlbanianSport.com 02.05.2015 17:55
ASNN – Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve të futbollit për femra përmbylli grumbullimin treditor dje me një ndeshje kontrolli me kombëtaren e të rriturave, e fituar nga kjo e fundit 3-0. Në fillim, Zeka krijon dy mundësi shënimi për Nën-19-vjeçaret.
Më pas është Mustafa që gjuan e godet bukur te vija ballore e zonës së rreptësisë, por topi kalon ngjitur me traversën. Vetëm në minutën e 45-të, Kombëtarja A gjen golin e parë. Më shumë ka qenë një krosim i Frangas sesa një gjuajtje për gol.
Pozicionimi jo e mirë i portieres Musa dhe harkimi i topit ka bërë që gjuajtja e saj të përfundojë direkt në rrjetë. Në pjesën e dytë, trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë shumë zëvendësime, në mënyrë që të provonin lojtaret që kishin në dispozicion.
Në minutën e 65- të, pas një ndërhyrje të gabuar të kapitenes së të rejave, Endrina Elezaj, gjyqtari Stolaj akordon 11-metërsh, të cilin e ekzekuton Cyme Lulaj, duke realizuar golin e dytë për Kombëtaren A.
Në përfundim është kosovarja Fiorentina Avdyli që vulos tripletën.
Kombëtarja A – Kombëtarja Nën-19-vjeç 3-0
Shënuese: Franga 45’, Lulaj 65’(11-m), Avdyli 87’
KOMBËTARJA A: Rexhepi (Dalipi 46’),Maliqi (Lazri 46’), Bajrakurtaj (Beqiraga 57’), Franga, Fe. Kastrati (Govori 53’), Fat. Kastrati (Greta 67’), Doçi (Ndoci 75’), Lulaj, Rrotani (Gruda 80’), Begolli (Poçesta 82’), Jashari (Avdyli 58’). Trajner: A. Rraklli
KOMBËTARJA NËN-19-VJEÇ: Musa (Raxhimi 46’), Skutina (Hoxha 70’), Jaku (Kadolli 46’), Zeka, Domi (Sallahi 74’), Shega, Aliu (Muja 46’, Popa 60′), Mustafaj (Koldashi 78’), Gjergji, Lipe (Qevani 76’), Elezaj (Kola 74’). Trajner: N. Dede
GJYQTARË: A. Stolaj, M. Shazivari, A. Meçani (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Mustafaj 25’