Gjergj Vyshka 24.08.2016 13:40
Nga 0-1 për shkodranet në pjesën e parë, pas golit të Jasharit,në 6-1 për vendëset në një shkërmoqje totale të kampioneve në fuqi të Shqipërisë. Kështu, Pomurje e Sllovenisë ka luajtur tenis në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Vllaznisë së Shkodrës.
Pikërisht në Lendava të Sllovenisë ka nisur turi eliminator i Ligës së Kampioneve në futboll për femra, në grupin 5, aty ku merr pjesë dhe Vllaznia, e cila duhet thënë se nuk e ka për herë të parë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare. E përforcuar me malazeze shkodranet kanë rezistuar mirë pjesën e parë.
Madje një minutë para përfundimit të saj Vllaznia ka kaluar në epërsi me anë të Suada Jasharit. Dhe epërsi 0-1 duket sikur krijoi një psikologji të mirë për skuadrën e Nikolin Lekës. Por që në fakt s’ka rezultuar kështu. Vendëset kanë barazuar në minutën e 52-të me anë të Kolblit.
Në të 65-ën kalon Pomurjen në epërs Tibot. Më pas, është Rogani që ka shënuar dy herë, në minutën e 69-të dhe në të atë të 89-ën. Midis dy golave të saj, është Makoveci, e cila kishte humbur edhe një 11-metërsh në të 62-ën minutë, ajo që ka shënuar në të 76-ën.
Dhe mbyll ciklin për sllovenet Rozmariç në kohën shtesë të pjesës së dytë. 6-1 për Pomurjen dhe një shthurje totale e Vllaznisë në pjesën e dytë ndryshe nga çfarë pritej në përfundim të pjesës së parë me epërsinë e golit të Jasharit. Në të njëjtin grup, Zyrihu i Zvicrës ka mundur 3-1 Sllovan Bratislavën.
Pomurje – Vllaznia 6-1
Shënuese: Kolbl 52’, Tibot 65’, Rogan 69’, 89’,
Makovec 76’, Rozmariç 90’+1 / Jashari 44’
E martë, 23 gusht 2016, ora 20:30 në
stadiumin “Sportni Park”, Lendava, Slloveni
Pomurje: Nemer, Krstiç, Kos, Nikl, Kolbl (Godina 79’), Conjar (Boskan 73’), Rogan, Rozmariç, Prsa (Makovec 31’), Tibot, L. Kos. Trajner: S. Bauer
Vllaznia: Milojeviç, Mrkiç (Gruda 85’), Maliqi, Bajraktari (Razburgaj 69’), Proto, Jashari (Gjegji 73’), Muja, Doçi, Franja, Gjini, Lipa. Trajner: N. Leka
Gjyqtare: A. Miriç, S. Biliç (Serbi), A. Karas (Bjellorusi)
Karton të verdhë: Kos / Lipa