Gjergj Vyshka 14.01.2016 16:50
Oltion Kërnaja nuk është më trajneri i skuadrës kryeqytetase, Tirana AS, në futboll për femra, ndërsa që nga dita e djeshme, nëpërmjet një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ka shpjeguar dhe arsyet e këtij vendimi.
“Të dashur miq, ju bëj me dije se që nga dita e sotme unë nuk jam më në postin e trajnerit tek Tirana AS në futboll femra, – ka shkruar ai. – Kjo për shkak të angazhimeve të shumta në këtë post, por edhe me KF “Valbona”.”
“E atëherë, së bashku me presidentin Genc Ymeraj, vendosëm që unë të rikthehem në postin tim që e kam pasur gjithnjë pranë këtij klubi, pra në pozicionin e drejtorit organizativ”, – ka përfunduar Kërnaja.
Kështu, Tirana AS tashmë është në kërkim të trajnerit të ri.