Futboll – Femra / Një shqiptar në stafin e Italisë, të kaltrat “blic” në Shqipëri

Share Button

Gjergj Vyshka 11.01.2017 12:05

Ish-trajneri i kombëtares së të rejave, Sajmir Keçi, tashmë në rolin e mbikqyrësit në ekipin e trajnerit Sabela. Vajzat kuqezi pretendojnë të marrin një fitore. Sot në ora 14:00 në Stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet miqësorja midis përfaqësueses së së futbollit të femrave të Shqipërisë dhe asaj të Nën-19-vjeçareve të Italisë. Dhe, në stafin e të kaltrave është një shqiptar.

Bëhet fjalë për Saimir Keçin, ish-trajnerin e kombëtares së të rejave të Shqipërisë, që sot drejtohet nga Nevil Dede, i cili do të jetë në rolin e mbikqyrësit të përfaqësueses së të rejave “axurre”. Në fakt, të paktën edhe sipas komunikatës së Federatës Italiane të Futbollit, pikërisht nga “Elbasan Arena” përfaqësuesja e Nën-19-vjeçareve nis rrugëtimin e vitit 2017.

Kjo përfaqësuese është duke u përgatitur për fazën “Elitë” të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshë, atëherë kur Italia, nga data 5, deri më 10 prill do të jetë përballë Serbisë, Suedisë dhe Norvegjisë. Dhe Italia do të niset sot në ora 10:00 nga Aeroporti “Fiumiçino” për të luajtur në ora 14:00 në Elbasan e për t’u kthyer më pas drejt e në Romë.

Të kaltrat janë mbledhur që më 8 janar 2017 në Romë dhe trajneri Enriko Maria Sabela ka përzgjedhur 18 futbolliste për t’i marrë vete në Shqipëri. Sakaq po në Elbasan janë duke u stërvitur dhe vajzat kuqezi, të cilat pretendojnë jo vetëm për të marrë suksesin, por për t’u përgatitur fort për turin paraeleminator të Botërorit të Futbollit për Femra, ndërsa më 19 janar 2017 mësohet shorti.

Lista e lojtareve të Italisë:

Portiere: Alesia Piaca (Lugano), Nikole Lauria (Bolonja)

Mbrojtëse: Kiara Çekoti (Tavanjako), Martina Lenxini (Breshia), Sara Mela (Permak Vitorio Veneto), Beatriçe Merlo (Inter), Tekla Petenuxo (Padova), Aliçe Torteli (Fiorentina)

Mesfushore; Gaia Barbini (D.Azale), Ariana Karuzo (Res Roma), Federika Kavikia (Zyrih), Laura Gizi (Breshia), Aliçe Regaxoli (Inter), Erika Santoro (San Zakaria)

Sulmuese: Sofia Kantore (Fiamamonza 1970), Benedeta Gliona (Fiamamonza 1970), Gloria Marineli (Kieti), Anamaria Serturini (Breshia)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh