AlbanianSport.com 12.09.2015 12:55
ASNN – Në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit për Femra për Nën-19-vjeçaret, Shqipëria e kësaj grupmoshe do të përballet në grup me Austrinë, Skocinë, Ukrainën. Trajneri i kësaj Kombëtareje, Nevil Dede, është shprehur optimist për paraqitjen në këto 3 ndeshje, ndërsa skuadra do të niset për në Austri më datë 14 shtator 2015.
Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë në futboll për femra u vazhdon përgatitjet për fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian te Futbollit dhe, në një konferencë për shtyp të mbajtur të shtunën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Nevil Dede është shprehur optimist për paraqitjen në këto 3 ndeshje.
“Sigurisht që eliminatoret janë veprimtaria më e rëndësishme ekësaj skuadre dhe ne kemi punuar mjaft për t’u paraqitur sa më mirë, – ka deklaruar ai. – Sigurisht, ne jemi një ekip ri dhe pa shumë përvojë në veprimtari të tilla dhe synojmë të përmirësohemi çdo ditë. Kemi në gjirin tonë shumë vajza të talentuara, tek të cilat shpresojmë mjaft.”
Më pas, trajneri Nevil Dede bëri një analizë të skuadrave të grupit tonë, duke i vlerësuar kundërshtarët, të cilët kanë disa dekada që përpiqen dhe investojnë në futbollin e femrave. “Do të vlerësoja Austrinë me të cilën do të luajmë edhe ndeshjen e parë dhe që e mendoj se do të jetë koka e grupit tonë”, – ka thënë ai.
“Pastaj Skocinë me të cilën kemi luajtur edhe në eliminatoret e edicionit të kaluar dhe sigurisht edhe Ukrainën, që po në për përpjekje vitet e fundit për ta ngritur futbollin e femrave”, – ka shtuar ish-futbollisti bardheblu. Shqipëria e Nën-19-vjeçareve do të jetë në të njëjtin grup me Austrinë, Skocinë, Ukrainën.