AlbanianSport.com 26/02/2024 13:45
ASNN – Evropiani i Nën-17-vjeçareve për në futboll për femra, Kombëtarja luan sot ndeshjen e fundit në grupin B6 ndaj Izraelit në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Turneu i parë Evropian i organizuar nga FSHF për këtë vit do të ulë siparin të hënën me ndeshjen e fundit Izrael-Shqipëri, e vlefshme për fazën e dytë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Nën-17-vjeçareve në futboll për femra, ku në grupin B6 bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli.
Deri më tani janë zhvilluar dy sfida dhe përsa i përket verdikteve të grupit, Irlanda e vajzave e ka siguruar vendin e parë pasi mundi Shqipërinë dhe Izraelin. Shqipëria e Nën-17-vjeçareve, që drejtohet nga trajneri Agustin Kola do të zhvillojë sot përballjen e fundit në grupin B6, atë ndaj Izraelit, që do të nisë në orën 14:00. Vajzat kuqezi do të synojnë fitoren për t’u renditur të paktën në vendin e dytë në këtë grup.
Edhe kjo ndeshje do të luhet në “Arenën Kombëtare” dhe hyrja në stadium për tifozët do të jetë falas. Gjithashtu kjo sfidë do të transmetohet live në RTSH Sport. Më poshtë janë rezultatet e ndeshjeve eliminatore në grupin B6 të Kampionatit Evropian të Nën-17-vjeçareve në futboll për femra:
Datë 20.02.2024:
Shqipëri – Irlandë 1-7
Datë 23.02.2024
Irlandë – Izrael 3-0
Datë 26.02.2024
Izrael – Shqipëri ora 14:00
Stadiumi “Arena Kombëtare”, Tiranë