Futboll – Femra / Nën-16-vjeçaret, Shqipëria e humb edhe ndeshjen e dytë

Share Button

AlbanianSport.com 13/03/2024 20:15

ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Skocisë. Janë luajtur të mërkurën në “Shtëpinë e Futbollit“ në kryeqytet takime e dyta të turneut “UEFA Development” U-16 për vajza. Ky turne organizohet në vendin tonë nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), në bashkëpunim me UEFA-n dhe marrin pjesë Kombëtaret e Shqipërisë, Kosovës, Skocisë dhe Portugalisë.

Shqipëria e kësaj grupmoshe u mund në ndeshjen e dytë ndaj Skocisë me rezultatin minimal 0-1. Trajnerja Cyme Lulaj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Skocisë: Lusia Krraba në portë e më pas Gelda Kadiolli, Imelda Ara, Marina Rushaj, Meri Zekaj, Aishe Sulejmani, Ganie Memetaj, Albana Malaj, Samanta Hysa, Andrea Klleci dhe Neila Rakipaj.

Pavarësisht humbjes, Nën-16-vjeçaret kuqezi zhvilluan një ndeshje të mirë përballë Skocisë. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, vajzat shqiptare pësuan një gol në minutën e 72-të. Shqipëria u mundua të reagonte dhe i shkoi shumë pranë golit të barazimit në minutën e 79-të, por topi u ndal nga shtylla horizontale e portës skoceze.

Edhe në minutën e parë shtesë, Shqipëria ishte sërish shumë pranë barazimit, por goditja nga larg u ndal sërish nga shtylla horizontale. Pavarsisht përpjekjeve të shumta për të barazuar sfidën, Nën-16-vjeçaret e Skocisë administruan epërsinë dhe takimi u mbyll 0-1. Po të mërkurën në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt ndeshja Portugali-Kosovë.

Kjo sfidë përfundoi me fitoren e vajzave të Portugalisë 2-0. Shqipëria e Nën-16-vjeçareve do të luajë ndeshjen e fundit në turneun “UEFA Development” të premten ndaj Portugalisë në orën 14:30, të nesërmen, Kosova do të përballet me Skocinë.

 

Kalendari dhe rezultatet e ndeshjeve në turneun

“UEFA Development“ për Nën-16-vjeçaret

 

11 mars 2024:

Skoci – Portugali       1-1      (4-2 pas 11-m.)

Shqipëri – Kosovë    0-6

 

13 mars 2024:

Portugali – Kosovë   2-0

“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

 

Shqipëri – Skoci        0-1

“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

 

15 mars 2024:

Shqipëri – Portugali (14:30)

“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

 

16 mars 2024:

Kosovë – Skoci         (11:30)

“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh