ASNN – Traditat e mëdha futbollistike në Kavajë janë të tilla që, paralelisht me tërë sistemin e skuadrave që ka aktualisht Besa, pa llogaritur këtu ekipet e shoqatave private, do t’i jepet zgjidhje njëherë e mirë nisjes të punës për futbollin e femrave. Projekti, sipas drejtorit administrativ të Besës, Ilirjan Berati, tashmë është gati.
Si nga Bashkia e Kavajës, që është poseduese e infrastrukturës sportive, ashte edhe nga Zyra Arsimore e Drejtoritë e shkollave, është bërë përzgjedhja e emrave dhe stërvitja e parë nuk do të vonojë. “Do të kemi disa grupmosha, – saktësoi ai, – dhe koha deri në shtatorin e ardhshëm për sezonin e ri 2017-2018 është mëse e nevojshme.”
“Pra, kohë e mjaftueshme për të bërë gati kategoritë e para që mund të përfaqësojnë Besën në kampionat, – ka vijuar Berati. – Si për para të reja Nën-17-vjeçaret, ashtu dhe me të rejat Nën-19-vjeçaret. Jo vetëm nga 4 shkollat 9-vjeçare të qytetit dhe dy gjimnazet, por edhe në shkollat e zonave rurale.
“Veçanërisht në Golem, Synej dhe në Luzin e Vogël, është ngritur një grup pune për të vëzhguar disa elemente që mund t’i bashkohen këtij projekti, që është në fillimet e veta. E deri më tani janë sugjeruar disa emra”, – ka përfunduar drejtori administrativ i klubit të Besës, Ilirjan Berati.