Gjergj Vyshka 06.03.2016 17:55
Kinostudio, edhe pse ishte mundur një javë më parë në finalen e Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia, 0-6, dje ka gjetur forca për të mundur Akademinë “Albanian Ajaks Schools” (AAS).
8-0 ka qenë rezultati përfundimtar për vajzat e trajnerit Gëzim Gjonpalit, ndërsa në pjesën e parë AAS ka pasur dhe raste shënimi, të cilat i ka humbur. Sipas drejtuesve të këtij ekipi, AAS ka rritje në lojën e vet, krahasuar kjo me fillimin e kampionatit.
“Kujtojmë që ndeshjen e parë të kampionatit e kemi humbur me rezultat më të thellë, ndërsa tashmë jemi shumë të kënaqur dhe optimistë për paraqitjen e ekipit në të ardhmen”, – kanë thënë drejtuesit e AAS në profilin e tyre të “Facebook”-ut.
“Bravo vajzave dhe trajneres Alfrida Uruçi!”, kanë thënë drejtuesit e AAS në faqen e tyre të facebookut, pavarësisht se kanë humbur 0-8. Natyrisht, bëhet fjalë që renditet e 3-ta nga fundit, me vetëm 6 pikë në 10 ndeshje, ku kanë shënuar vetëm 8 gola dhe kanë pësuar plot 59.