Futboll – Femra / Megi Doçi, shënuesja më e mirë në botë edhe për 2019-ën

Share Button

AlbanianSport.com 11/01/2020 20:15

ASNN – Viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollisten e Vllaznisë dhe të Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Medi Doçi. Për të dytin vit radhazi ajo është renditur si golashënuesja më e mirë në botë. Ajo ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor dhe për rrjedhojë, ka merituar për të dytin vit me radhë titullin simbolik të “golashënueses më të mirë në botë” edhe për vitin 2019, duke përsëritur kësisoj suksesin e një viti më parë.

Ka qenë shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira. Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Kristina Freda, ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.

Padyshim që ky është një sukses i jashtëzakonshëm për futbollisten e Vllaznisë dhe të kombëtares shqiptare, sepse të renditesh dy vite radhazi golashënuesja më e mirë në botë, padyshim që është një vlerësim shumë i madh, por ky ka ardhur falë golave dhe paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë. Ndërkohë, edhe prania e Goros në 10-shen e të parave të botës është një fakt pozitiv për Kampionatin Kombëtar të Futbollit për Femra, që duhet theksuar se ka njohur rritje.

 

Më poshtë keni renditjen e 10 golashënueseve më të mira të botës për vitin 2019:

 

1 – Megi Doçi (Shqipëri, VLLAZNIA) 85 gola

2 – Kristina Freda (EBA, BARCELONA FA/APOLLON LADIES) 84 gola

3 – Kesjana Goro (Shqipëri, APOLONIA) 71 gola

4 – Karina Vega (Paraguaj, LIBERTAD/LIMPEÑO) 67 gola

5 – Erika Hernández (Panamá, CD UNIVERSITARIO) 60 gola

6- Ana Miloviç (Slloveni, ZFK BREZNICA/OLIMPIJA LJUBLJANA) 56 gola

7- Vivianë Miedema (Holandë, ARSENAL) 53 gola

8- Madeline Riera (Ekuador, DEPORTIVO CUENCA) 52 gola

9 – Stavriana Antoniu (Qipro, CHRISOMILIA AG AMVROSIOU KERINEIAS) 46 gola

10 – Rimanté Jonusaite (Lituani, FK GINTRA) 46 gola

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh