ASNN – Sulmuesja e talentuar e Vllaznisë, Megi Doçi, një futbolliste që, për nga mënyra se si luan dhe në veçanti për peshën e fortë të goditjes së topit nuk u lë asgjë mangët edhe futbollistëve meshkuj, është shpallur golashënuesja më e mirë e kampionatit.
38 herë e ka dërguar Megi topin në rrjetën e kundërshtarit duke përsëritur suksesin e sezonit të kaluar, që në fakt shifra ishte më e madhe, me 56 gola të tillë.
Pas Megi Doçit të spikatura në shënimin e golave për ngjyrat kuqebklu kanë qënë edhe kapitenia Uendi Muja me 20 gola, Arlinda Gruda 14, Ana Baro 13, Ambra Gjergji 12, etj.