AlbanianSport.com 17/01/2024 21:10
ASNN – Futbollistja 27-vjeçare nënshkruan me gjiganden turke deri në fund të sezonit. Megi Doçi i ka dhënë fund aventurës së saj me Vllazninë e femrave dhe është prezantuar të martën në Turqi te Gallatasaraji. Kjo ishte një lëvizje e papritur dhe e bujshme nga 27-vjeçarja, e cila largohet nga kuqeblutë dhe nis një aventurë të re jashtë Shqipërisë.
Megi Doçi ka hedhur hapin e madh në karrierë, teksa është prezantuar si blerja më e re e skuadrës turke të Gallatasarajit. Ishte klubi turk që njoftoi goditjen më të fundit në merkato, ndërsa ceremonia e nënshkrimit me futbollisten shqiptare u mbajt në Kompleksin Sportiv “Ali Sami Yen” me pjesëmarrjen e anëtarit të bordit të Klubit Sportiv “Gallatasaraji”, Emir Aral.
“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit me lojtaren e lindur në vitin 1996, – thuhet në njoftim. – Lojtarja jonë, e cila është përzgjedhur shumë herë si futbollistja më e mirë e vitit në vendin e saj, Shqipëri, ka fituar edhe çmimin Këpuca e Artë, që i jepet golashënuesit më të mirë të vitit në Shqipëri, me 88 gola të shënuar në sezonin 2019-20”.
Megi Doçi, kapitenja dhe golashënuesja më e mirë e Kombëtares shqiptare, ka në karrierën e saj 11 kampionate të ligës shqiptare dhe 10 Kupa të Shqipërisë, ndërsa ka shënuar gjithsej 10 gola dhe ka dhënë pasimin edhe për 4 të në 39 ndeshje në Ligën e Kampioneve me ish-skuadrën e saj, Vllaznië. Kjo ishte një lëvizje e papritur dhe dhe e bujshme nga 27-vjeçarja, e cila largohet nga kuqeblutë dhe nis një aventurë të re jashtë Shqipërisë.
Ishte vetë klubi nga Stambolli që ka konfirmuar këtë lëvizje, teksa Doçi ka deklaruar: “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Është një nder për mua që të vij në një komunitet të madh si Gallatasaraji. Kam luajtur në Ligën e Kampioneve më parë. Dua të bëhem një kampione këtu dhe të shkoj sërish në Ligën e Kampioneve.” Ndërsa anëtari i bordit, Emir Aral tha se “shpresonte që Megi Doçi do ta bënte klubin dhe tifozët të lumtur me golat e saj”.