Gjergj Vyshka 27.10.2014 15:45
Janë luajtur dje 3 ndeshjet e fundit të javës së 4-t të Kampionatit të 6-të Kombëtar të Futbollit të Femrave. Vllaznia e ka fituar derbin e saj me Juban Danjën, ndërsa ndeshja është luajtur në Stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranet e kanë përfunduar ndeshjen që në pjesën e parë, teksa kanë fituar 4-0 pas golave të Tulës, Baros, Berishës dhe Doçit.
Në pjesën e dytë Rrotani do të ngushtonte diferencën e golave, por Kastrati ka shënuar golin e pestë. E në fund goli i Rrotanit ka vlejtur për statistikë, sepse Vllaznia ka fituar 5-2. Ndërkohë “The Door” ka pasur një ndeshje me rivalitet me Tirana AS, duke i mundur kryeqytetaset me rezultatin 2-1.
Golat e vendaseve të realizuar nga Shega dhe Hasani kanë zhvlerësuar golin e bardhebluve me anë të Kotarja. Por rezultatin më të thellë të javës e ka realizuar Kukësi, që ka shënuar 13 gola në portën e Dajtit. Kësisoj, Vllaznia dhe Kukësi nuk janë ndarë pas javës së 4-t të kampionatit të femrave, teksa kryesojnë me pikë të plota, 12.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 4-t
(25-26 tetor 2014)
AAS – Shkëndija Durrës 0-6
Elbasani – Kinostudio 1-7
Bilisht Sporti – Apolonia 3-3
Vllaznia – Juban Danja 5-2
Kukësi – Dajti 13-0
The Door – Tirana AS 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 4 4 0 0 30-3 12
- Kukësi 4 4 0 0 28-1 12
- Kinostudio 4 3 0 1 23-3 9
- Juban Danja 4 2 0 2 21-10 6
- Shkëndija Durrës 4 3 0 1 16-11 9
- The Door 4 3 0 1 9-5 9
- Tirana AS 4 2 0 2 9-8 6
- Dajti 4 1 0 3 2-26 3
- Apolonia 4 0 2 2 5-17 2
- Elbasani 4 0 1 3 4-15 1
- Bilisht Sporti 4 0 1 3 5-29 1
- AAS 4 0 0 4 1-25 0