AlbanianSport.com 22/03/2021 21:40
ASNN – Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së 4-t në grupin A të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra, për grupmoshën e Nën-15-vjeçarëve. Kështu, Murlani ka marrë fitoren e parë pas katër javëve lojë, në një sfidë të vështirë me bregdetaret e Durrësit, me rezultatin final 3-1.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve, ka qenë Teuta ajo që ka triumfuar me rezultatin 4-0. Të dyja ekipet renditen në kuotën e tre pikëve, me Teutën që mban vendin e tretë për shkak të golavarazhit. Nga ana tjetër, Vllaznia vijon me paraqitjet e mira edhe në këtë grupmoshë.
Në sfidën e së dielës, shkodranet pritën kryeqytetaset e Kinostudios, të cilat i mundën me rezultatin 5-0. Edhe ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në favor të Vllaznisë, që ka fituar me rezultatin e thellë 0-7. Vllaznia vazhdon të kryesojë bindshëm renditjen, me 12 pikë pas 4 javëve lojë ndërsa Kinostudio renditet e dyta, në kuotën e 6 pikëve.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra
për grupmoshën e Nën-15-vjeçarëve
Grupi A
Java e 4-t:
Murlani – Teuta 3-1
Vllaznia – Kinostudio 5-0
Renditja
Nr. Skuadra Pikë
- Vllaznia 12
- Kinostudio 6
- Teuta 3
- Murlani 3