AlbanianSport.com 08.02.2015 18:10
ASNN – Është luajtur java e 15-të e Kampionatit të 6-të Kombëtar të Futbollit të Femrave dhe takimi kryesor, ai midis Juban Danjës dhe Vllaznisë, nuk ka arritur të përfundojë. Dy kartonë të kuq në ndeshjen me kryesuesen e kampionatit dhe kaq ka mjaftuar që Juban Danja, ende pa përfunduar pjesa e parë, të lërë fushën e lojës me Vllazninë dhe të mos kthehet më.
Gjithçka ka ndodhur kur rezultati ka qenë 3-0 për kuqeblutë dhe tashmë janë organet disiplinore të Federatës Shqiptare të Futbollit që do të vendosin për fatin e kësaj ndeshjeje. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera janë regjistruar fitore me shumë gola nga Kukësi, Shkëndija Durrës, The Door, Kinostudio e Apolonia. Në takimin Tirana AS-The Door, që është fituar nga mikeshat me rezultatin 2-1, është përsëritur e njëjta histori si në fazën e parë.
Bardheblutë e trajnerit Kërnaja e kanë nisur keq, duke pësuar dy gola në harkun kohor të 17 minutave. Më pas, e gjithë ndeshja ka folur për kryeqytetaset, të cilat arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 65-të. Tirana ka humbur disa raste shënimi, siç ishin ato të shkuara dëm nga E. Mema në minutat 70 dhe 75. Ajo që vlen të theksohet ka qenë loja e pastër dhe “Fair Play” nga të dy ekipet.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 15-të
(7 mars 2015)
Të shtunën:
Juban Danja – Vllaznia (e ndërprerë)
Dajti – Kukësi 0-3
Shkëndija Durrës – AAS 6-2
Tirana AS – The Door 1-2
Kinostudio – Elbasani 3-0
Apolonia – Bilisht Sporti 2-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Vllaznia 14 14 0 0 123-7 42
2. Kukësi 15 13 1 1 104-17 40
3. Kinostudio 15 11 0 4 79-31 33
4. Juban Danja 14 10 2 2 86-16 32
5. The Door 15 10 0 5 44-26 30
6. Tirana AS 15 8 1 6 45-32 25
7. Apolonia 15 5 2 8 30-56 17
8. Shkëndija Durrës 15 6 1 9 24-47 16
9. Elbasani 15 3 2 10 16-50 11
10. Bilisht Sporti 15 2 3 10 18-82 9
11. Dajti 15 2 0 13 7-83 6
12. AAS 15 0 0 15 6-135 0