AlbanianSport.com 23.08.2017 17:35
ASNN – Kampionia absolute e Shqipërisë në futboll për femra e Vllaznia e nisi me fitore pjesëmarrjen e saj fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohet me sistem grupi dhe ai i kuqebluve, i 10-ti, po i zhvillon ndeshjet në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.
Skuadra shkodrane triumfoi me rezultatin 1-0 takimin me Sarajevon, ekipin mikpritës të këtij turneu. Goli u shënua nga Megi Doçi në kohën shtesë. Vllaznia arriti të fitonte edhe pse Sarajevo u shfaq më e rrezikshme.
Një sukses që vjen pas 3 vitesh në këtë turne për kampionet e Shqipërisë, kur Sarajeva e pati mundur dy sezone të shkuara me shifrat e thella 5-0. Vllaznia do të luajë të premten me PAOK të Selanikut që mundi thellë 8-0 Betemburgun. Në turin tjetër kalon fituesi i grupit.