Futboll – Femra / Kronologjia e një dështimi të vajzave kuqezi në Bukuresht

Share Button

Futboll-Femra-portierja

Gjergj Vyshka 28.10.2015 12:35

Pa shpëtim edhe në Bukuresht, na mund lehtësisht 0-3, edhe Rumania. Dy gola për 24 minuta, edhe pse trajneri Rraklli ka kërkuar të ndryshojë formacionin në krahasim me Greqinë, duket se kanë shkatërruar shqiptaret. Dhe një gol në pjesën e dytë e pas dy ndeshjeve të para në Eliminatoret e Evropianit kemi zero pikë.

 

Minutat e golave:

 

9’ Sulm i shpejtë i skuadrës vendëse, Olar ka dhënë një pasim të saktë për Lunkan, e cila pasi ka shmangur mbrojtjen tonë e vetme me portieren Gjyli ka gjuajtur dhe ka shënuar (1-0)

24’ Shans shumë i mirë për rumunet dhe pështjellimi në mbrojtjen kuqezi vjen përsëri nga Olar, e cila edhe këtë herë ka qenë e saktë në pasimin e saj për Korduneanun, që nuk ka falur (2-0)

74’ Përsëri sulm i shpejtë i rumuneve. Nismëtare këtë herë është Lunka, shënuesja e golit të parë, e cila ka lëshuar një pasim të saktë për Xhiurxhiun, që ka qenë e saktë në gjuajtjen e saj (3-0)

 

Minutat e tjera:

12’ Goditje dënimi për Shqipërinë, Velaj ka gjuajtur fort dhe R.Oprea, pas një plonzhoni të bukur, e ka pritur topin, ndërsa e ka shpëtuar portën nga pësimi i një golit të sigurt.

13’ Kundërpërgjigjet Rumania me Ciolaku, por kjo e fundit, edhe për shansin tonë të mirë, ka qenë e pasaktë në gjuajtje, ndërsa topi ka përfunduar jashtë.

16’ Mundësi e mirë për rumunet për të shënuar golin e dytë, por Bortan, edhe pse ka qenë krejtësisht e vetme në zonën e rreptësisë shqiptare, ka gjuajtur jashtë.

19’ Mundësi tjetër e mirë për rumunet, godet Voicu, por Gjyli ka pritur.

46’ Ciolaku mund të shënonte golin e tretë, por sërist Gjyli ka qenë në pozicion dhe ka pritur.

55’ Morina në një prej aksioneve të rralla sulmuese të Shqipërisë ka tentuar të shënojë, por ka gjuajtur jashtë.

63’ Momentin më të mirë për të shënuar golin e nderit për tonat e ka pasur përsëri Velaj, por Oprea ka pritur duke e mbajtur portën të paprekur.

84’ Ficzai mund dhe duhet të shënonte golin e katërt, por Gjyli ka pritur duke qenë lojtarja më e mirë e Shqipërisë pavarësisht humbjes.

89’ Rumunet këmbëngulin deri në fund dhe shansin për golin e katërt e ka pasur Vatafu, pas krosimit nga këndi të Voicus, por ka pritur Gjyli.

90’+4 Tjetër shans i mirë për rumunet, Lunka gjuan fort, por ka pritur Gjyli.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

Ka një derbi italian në çerekfinale, përvijohet rruga drejt finales së madhe

AlbanianSport.com 15/03/2024 13:55 ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh