Futboll – Femra / Krepi, synime madhore në Eliminatoret e Nën-19-vjeçareve

Share Button

A

lbanianSport.net 01/04/2022 23:15

ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçareve flet për grumbullimin dhe kundërshtaret. Kombëtarja e Nën-19-vjeçareve në futboll për femrave ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin në Durrës, në kuadër të ndeshjeve eliminatore të fazës të dytë të Kampionatit Evropian 2022. Shqipëria ndodhet në një grup me Turqinë, që është edhe vendi pritës, Izraelin dhe Turqinë, teksa do do të kërkojë ngjitjen në Ligën A, për të synuar më pas edicionin e ardhshëm të Evropianit të kësaj grupmoshe.

Trajneri i ekipit, Kreshnik Krepi, shprehet se ekipi është në një gjendje mjaft të mirë, ndërsa kërkon edhe vendin e parë në grup. “Të them të vërtetën, në raport me muajin tetor, normalisht që gjendja fizike e vajzave është shumë më lart, sepse jemi në periudhë kampionati, – ka thënë ai fillimisht. – Në muajin tetor kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, sepse u renditëm në vendin e dytë, në raport me një skuadër si Uellsi, dihet niveli i futbollit të femrave aty, që është pak a shumë si i Anglisë apo Irlandës.

“Këtë sezon do të jemi të kënaqur që në këtë raund, në raport me pritshmëritë që kemi te grupi i vajzave, pse jo mos të tentojmë vendin e parë”, – ka shtuar trajneri kuqezi, që më pas flet edhe për kundërshtaret, ku veçon Turqinë. “I kemi studiuar të gjithë kundërshtarët, me përjashtim të ekipit turk, ku pavarësisht që paraqitja e saj në grupin elitë nuk ka qenë shumë e mirë, sepse ka pësuar 15 gola dhe nuk ka shënuar asnjë gol, duke dalë në vend të fundit”, – ka thënë Krepi.

“Por te ky grup, duke qenë se është edhe skuadra pritëse që zhvillon turneun, është më e favorizuar, – ka vijuar ai. – Por gjithmonë me pritshmëritë që kemi te vajzat, duke parë forcën e grupit që është tashmë më e konsoliduar, ashtu si edhe ndeshjet miqësore që kemi në program, pretendimet tona janë për vendin e parë.” Në këtë grumbullim, pjesë e skuadrës janë edhe dy emra të rinj dhe trajneri kuqezi shpreson që ato të tregojnë vlerat e tyre.

Ndërsaq, 39-vjeçari shpreson edhe në një rikuperim të mbrojtëses Iliadhi. “Kemi marrë dy elemente të rinj në skuadër, nga kampionatet e huaja, siç është Meri Kalaja që luan tek Bolonja në Itali, ashtu edhe Aleksandra Kocibelli që është portiere tek Olimpiada në Greqi, – ka thënë Krepi. – Të gjitha vajzat shqiptare që luajnë jashtë dhe kanë pasaporta u jepet mundësia. Shpresoj që Meri, me gjendjen fizike që ka dhe përvojën e saj të jetë normalisht një pikë kyçe e skuadrës tonë.”

“Sepse është në vijën e parë të sulmit dhe normalisht, duhet të shënojmë për të arritur rezultatet. Sidoqoftë, edhe pjesa tjetër e skuadrës është mirë, pavarsisht 2-3 dëmtimeve që skuadra ka pasur, ku shpresojmë që Aglia Iliadhi të rikuperohet në ditët në vijim dhe të jetë e gatshme për ndeshjet që ne kemi”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçareve, Kreshnik Krepi.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh