Albaniansport.net 22.01.2016 15:25
ASNN – Mançester Siti ka kompletuar transferimin e Kosovare Asllanit. 26-vjeçarja, e cila ka realizuar 80 paraqitje për përfaqësuesen e Suedisë, ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2017 dhe së fundmi ka luajtur për ekipin e Paris SG-së. E shkathtë dhe e shpejtë, kosovarja ka përvojë në Ligën e Kampionëve.
Madje, shpeshherë, ajo është krahasuar me yllin e futbollit suedez të meshkujve, Zllatan Ibrahimoviçin. “Ndjehem mirë që jam këtu”, – ka thënë Asllani për faqen zyrtare në Internet të Mançester Sitit. – Jam e mahnitur me klubin dhe mënyrën se si ka krijuar ekipin.”
“Paris SG-ja është klub i madh dhe kam mësuar shumë prej tyre, ata po tentojnë të bëjnë diçka të ngjashme si këtu, – ka vijuar ajo. – Ky ekip ka potencial dhe ambicie. Ata duan të fitojnë titullin dhe unë dua t’u ndihmoj në këtë aspekt”.