Gjergj Vyshka 27.01.2016 18:45
Shqipëria në futboll për femra tashmë e ka bërë rrugë humbjen në Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Holandë 2017”. Katër ndeshjet, katër humbje, ndërsa edhe dje në Trikalla, në një ndeshje ku deri në fund është ëndërruar përmbysja, vajzat kuqezi nuk kanë mundur të barazojnë.
Nga një nisje marramendëse e Greqisë, tek dy golat e Velajt dhe Hashanit, ndërsa fundi i pjesës së parë shënonte rezultatin 2-3. Por vetëm kaq, sepse të besuarat e Altin Rrakllit nuk kanë mundur të shkojnë tek barazimi. Që do të thotë se kështu nuk kanë mundur ta realizojnë dot objektivin e tyre fillestar, që ishte lënia pas e Greqisë në renditje.
Aq më tepër që kalendari është më shumë se i vështirë, sepse janë dy ndeshje me Ukrainën, një ndaj Rumanisë dhe një ndaj Francës. Dhe e gjithë situata përmblidhet në faktin që të gjitha këto Eliminatoretë këtij Evropiani, ndërsa jemi për herë të dytë në të gjithë pjesëmarrjen e historisë ndërkombëtare të futbollit të femrave të Shqipërisë, do të jenë zero dhe në vendin e fundit në renditjen e grupit 3
Eliminatoret e Evropianit 2017:
Futboll – Femra
Grupi 3
Ndeshjet e luajtura:
Francë – Rumani 3-0
Shqipëri – Greqi 1-4
Ukrainë – Rumani 2-2
Rumani – Shqipëri 3-0
Ukrainë – Francë 0-3
Greqi – Rumani 1-3
Shqipëri – Francë 0-6
Greqi – Francë 0-3
Greqi – Shqipëri 3-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Franca 4 4 0 0 15-0 12
- Rumania 4 2 1 1 8-6 7
- Greqia 4 2 0 2 8-9 6
- Ukraina 2 0 1 1 2-5 1
- Shqipëria 4 0 0 4 3-16 0
Ndeshje për t’u luajtur:
4 mars 2016 Shqipëri – Ukrainë
8 mars 2016 Greqi – Ukrainë
8 prill 2016 Rumani – Francë
2 qershor 2016 Shqipëri – Rumani
3 qershor 2016 Francë – Greqi
7 qershor 2016 Ukrainë – Francë
15 shtator 2016 Rumani – Ukrainë
20 shtator 2016 Francë – Shqipëri
20 shtator 2016 Rumani – Greqi