Gjergj Vyshka 29.05.2016 14:25
Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjen e radhës me Rumaninë e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian “Holandë 2017”, kombëtarja e futbollit tç femrave, e cila drejtohet nga Armir Grima, ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Apoloninë.
Ndeshja me Rumaninë do të luhet më 2 qershor në ora 17:00 në “Elbasan Arena”. Takimi miqësor është dominuar totalisht nga ekipi kombëtar, atje ku pjesa e parë ka përfunduar 3-0 për përfaqësuesen.
Pjesa e dytë ka filluar me të njëjtin ritëm nga vajzat kuqezi, ku kanë mundur të shënojnë edhe 3 herë të tjera në portën e Apolonisë së Fierit. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 6-0.
Nga ana e përgjegjësit të ekipeve kombëtare, Denis Lilos, i cili e ka ndjekur nga afër këtë ndeshje, konfirmohet fryma pozitive që po kalon ekipi ynë, si dhe rritja në cilësinë e lojës.