AlbanianSport.com 05.06.2015 11:20
Kombëtarja e të rriturave në futbollin e femrave ka fituar në miqësoren e luajtur dje përballë të rejave të Nën-19-vjeçareve, duke triumfuar me rezultatin 5-0. Ndeshja është zhvilluar në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, duke nisur nga ora 10:00.
Ekipi kombëtar i të rriturave, i drejtuar nga trajneri Altin Rraklli, ka qenë dominues në fushën e blertë, ndërsa kombëtarja e Nën-19-vjeçareve, e drejtuar nga Nevil Dede, ka tentuar me disa aksione por pa mundur të finalizoje me sukses.
Golat për ekipin e të rriturave janë shënuar nga futbollistet Cyme Lulaj, në minutën e 28-të, Rrotani në minutën e 35-të, Jashari, në minutën e 40-të dhe Doçi në minutën e 54-t dhe të 67-të. Kjo ndeshje është një pasqyrim i gjendjes se ekipeve dhe prurjeve të reja në kombëtaret e femrave.