Adriatik Balla 20.09.2015 12:55
Ekipi kombëtar i futbollit të femrave të Shqipërisë ka zhvilluar dje një takim miqësor me përfaqësuesen e femrave të Kosovës, i cili është mbyllur në barazim 2-2.
Megi Doçi ka shënuar e para për Shqipërinë, ndërsa më pas barazuan kosovaret me
Bajramajn.
Në pjesën e dytë Kosova shkoi në epërsi me anë të Koçiut, por Arbiona Bajrakatari barazoi për ekipin kuqezi në 2-2.
I gjithë takimi përfundoi me këtë rezultat dhe palët dolën të kënaqura nga niveli i shfaqur.
Në këtë takim trajneri i përfaqësueses së femrave të Shqipërisë, Altin Rraklli, aktivizoi lojtare që luajnë në kampionatin shqiptar.