Gjergj Vyshka 08.04.2016 08:00
Kombëtarja e futbollit të femrave, e cila drejtohet nga Altin Rraklli, sot do të luajë ndeshjen e saj të 6-të në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të 2017-ës.
Në Lvov, duke nisur nga ora 17:00, vajzat kuqezi do të jenë përballë Ukrainës vendëse, e cila vetëm gati një muaj më parë na ka mundur 0-4 në “Elbasan Arena”.
Deri më tani, Shqipëria e futbollit të femrave është mundur 1-4 në Fier dhe 2-3 në Trikalla nga Greqia, 0-3 në Bukuresht nga Rumania dhe 0-6 nga Franca në “Qemal Stafa”, Tiranë.
Që do të thotë se ka 5 humbje në po aq ndeshje, ndërsa ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka pësuar 20 të tjerë.
Ndeshja e sotme në Lvov të Ukrainës do të drejtohet nga gjyqtarja sllovake, Tanja Subotiç, e cila do të ketë ndihmëse Helena Malasaviçin dhe Petra Severin, kurse e katërt do të jetë ukrainasja Oleksandra Vdovina.