Gjergj Vyshka 21.02.2016 19:05
Kinostudio-Vllaznia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, ndërsa dje në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz dhe në Shkodër janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale.
Kinostudio e ka pasur një kualifikim të vështirë, pasi edhe pse udhëhiqte 3-0, Apolonia ka arritur të ngushtonte në 3-2. Madje nëse do të kishe pasur më shumë minuta mund dhe të kishte barazuar dhe ndeshja të shkonte në shtesë.
Por Kinostudio ka pasur fat dhe ia ka dalë të jetë në finale. Ndërkohë tjetër gjë ka qenë në Shkodër, sepse Vllaznia, si fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, por dhe e kampionatit, ka luajtur tenis me Tirana AS, të cilën e ka mundur 6-0.
Tashmë mbetet Federata Shqiptare e Futbollit që të caktojë vendin dhe datën e zhvillimit të kësaj finaleje.