Gjergj Vyshka 20.08.2016 17:05
Ashtu sikurse dhe katër vjet më parë në Londër, Kanadaja ka marrë medaljet e bronzta në futbollin e femrave. Më 2012-ën kanadezët privuan Francën për vendin e tretë, kurse këtë herë e bënë të njëjtën gjë me Brazilin, duke e mundur 2-1 skuadrën pritëse të Lojërave Olimpik.
Duke përfituar nga një pasim i Eshli Lorensit, Dejan Roze ka hapur serinë e golave në minutën e 26-të. Pas pushimit, kapitenia e Kanadasë, Kristinë Sinkler, që numëronte 250 ndeshje me kombëtaren, ka shënuar golin e dytë, që ishte i 165-ti në karrierën e saj të gjatë.
Pavarësisht terrenit të keq, Dejan Rose në rastin e parë që i ka dalë përpara ka arritur ta thyejë portieren braziliane Barbara. Brazili ka arritur të barazojë dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë me Beatriz. Por duket se nuk ka vlejtur për asgjë, sepse Kanadaja, e cila kishte eliminuar Francën në çerekfinale pas fitores 1-0, është medalje e bronztë në futbollin e femrave.
Dhe kjo ishte medalja e dytë olimpike për të në këtë disiplinë
Rezultatet teknike të futbollit të femrave
1) Gjermania
2) Suedia
3) Kanadaja