AlbanianSport.com 14.11.2016 09:40
ASNN – Vllaznia, kampionia në fuqi për femra, ka shpartalluar Skënderbeun brenda në shtëpinë e korçareve duke fituar pa më të voglin problem me rezultatin e thellë 15-0. Kjo fitore shkon e gjitha për Megi Doçin, lojtaren që dje shënoi 9 gola dhe është ngjitur në kuotën e 22 golave.
Në 4 javë, me kaq shumë gola të shënuara, Doçi ka një mesatare prej 5.5 golash për ndeshje. Vllaznia me fitoren e djeshme kryeson bindshëm me 12 pikë të plota dhe me një goleavarazh prej 46 golash të shënuara dhe asnjë të pësuar, pra 11.5 gola për çdo ndeshje.
Ndonëse jo në të njëjtën shkallë sa u përket shënimit të golave, shkodranet po sfidohen nga Apolonia, që gjithashtu ka korrur dje fitoren e 4-t në po aq javë, teksa ka fituar 2-0 në Kamëz ndaj Dajtit vendas. Një fitore të thellë ka korrur dje edhe Juban Danja, që ka mposhtur 9-0 “The Door” në derbin e Shkodrës.
Po kështu, një fitore me shumë gola ka korrur edhe Teuta në Shkodër ndaj Akademisë “Ajax Albania Schools”, duke fituar me shifrat 7-0, ndërsa një fitore të rëndësishme ka arritur edhe Tirana AS në derbin e kryeqytetit me Kinostudion, duke triumfuar me shifrat 2-1 dhe duke u ngjitur në vendin e 3-të të renditjes, me 10 pikë.
Kampionati i 8-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 4-t
(13 nëntor 2016)
Të dielën:
Kinostudio – Tirana AS 1-2
Dajti – Apolonia 0-2
Juban Danja – The Door 9-0
Skënderbeu – Vllaznia 0-15
AAS – Teuta 7-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Vllaznia 4 4 0 0 46-0 12
2. Apolonia 4 4 0 0 17-1 12
3. Tirana AS 4 3 1 0 21-3 10
4. Juban Danja 4 2 1 1 14-11 7
5. Kinostudio 4 2 0 2 32-7 6
6. AAS 4 1 1 2 9-11 4
7. Teuta 4 1 1 2 7-14 4
8. Skënderbeu 4 1 0 3 3-42 3
9. Dajti 4 0 0 4 2-31 0
10. The Door 4 0 0 4 0-31 0