AlbanianSport.com 03.06.2016 20:05
ASNN – “Për ne nuk kishte rëndësi shumë rezultati, sepse nuk pretendojmë për të kaluar më tej”, – ka deklaruar trajneri i Kombëtares së futbollit të femrave të Shqipërisë, Armir Grima.
“Donim të zhvillonim lojën tonë dhe mendoj se me aq mundësi sa kishim e bëmë mirë dhe për këtë përgëzoj vajzat, – ka vijuar ai. – Kundërshtarët tanë janë më lart dhe ne duhet të punojmë përditë që të rritemi.”
“Sidoqoftë, e konsideroj si një sfidë pozitive këtë, pavarsisht se humbëm”, – ka thënë Grima në përfundim të ndeshjes së parafundit të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Holandë 2017” me Rumaninë.
Ndeshja e radhës për vajzat kuqezi të “topkëmbës” shqiptare është ajo më 20 shtator 2016 ndaj Francës, në fushën e kësaj të fundit.