AlbanianSport.com 06/02/2024 17:10
ASNN – Evropiani i Nën-17-vjeçareve për femra, ndeshjet e grupit B6 ku bëjnë pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli do të luhen në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për fazën e dytë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të grupmoshës së Nën-17-vjeçareve për femra. Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, së bashku me Irlandën dhe Izraelin.
Skuadrat do të akomodohen dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA. Ndeshjet do të luhen në Stadiumin “Arena Kombëtare” në datat 20, 23 dhe 26 shkurt 2024. Takimi i parë i grupit B6 do të jetë mes Shqipërisë dhe Irlandës, që do të luhet në datën 20 shkurt 2024 në “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 14:00.
Sfida e dytë e grupit B6 do të zhvillohet më datë 23 shkurt, mes Irlandës dhe Izraelit po në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 11:30. Ndeshja e fundit e grupit B6 do të luhet më datë 26 shkurt 2024, mes Izraelit dhe Shqipërisë në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 14:00. Shqipëria e Nën-17-vjeçareve që drejtohet nga trajneri Agustin Kola është pjesë e Ligës B dhe do të tentojë të ngjitet në Ligën A.
Eliminatoreve të Kampionatit Evropian
të grupmoshës së Nën-17-vjeçareve
Futboll – Femra
Kalendari i ndeshjeve:
20 shkurt 2024:
Shqipëri – Irlandë (14:00)
Stadiumi “Arena Kombëtare”, Tiranë
23 shkurt 2024:
Irlandë – Izrael (11:30)
Stadiumi “Arena Kombëtare”, Tiranë
26 shkurt 2024:
Izrael – Shqipëri (14:00)
Stadiumi “Arena Kombëtare”, Tiranë