AlbanianSport.com 12.01.2017 13:50
ASNN – Në fund të takimit, Armir Grima, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë për të rritura në futbollin e femrave, u shpreh se kaq janë mundësitë e skuadrës shqiptare dhe se ka ende shumë punë përpara.
“Pak a shumë e dinim që kaq mund të bënim në këtë ndeshje, sepse vinim pas një pushimi të gjatë, ka thënë ai. – Pastaj duhet thënë se motivimi i skuadrës kundërshtare është më i madh, sepse kanë një veprimtari të rëndësishme përpara.”
“ Edhe pse ishin thirrur vetëm vajzat nga Shqipëria dhe Kosova disa prej tyre janë pjesë e ekipit të parë dhe në fakt ato bënë disi diferencën me të tjerat. Por duhet ta pranojmë se kemi shumë punë përpara”, – ka përfunduar Grima.