Futboll – Femra / Grima: Fitore dhe lojë e bukur, mund të shkojmë larg

Share Button

AlbanianSport.com 22/10/2021 17:10

ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave arriti një sukses fantastik të enjten, pasi fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Armenisë në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Australi-Zelandë e Re 2023”. Vajzat kuqezi bënë një paraqitje fantastike në fushë, duke dhuruar emocione të mëdha dhe regjistruan fitoren më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje zyrtare. Një sukses që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët teksa protagonistët e përfaqësueses kuqezi shprehen shumë të kënaqur për suksesin, por edhe për lojën e zhvilluar nga Shqipëria në këtë ndeshje të rëndësishme.

Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), trajneri Armir Grima tha se është shumë i lumtur për goleadën, por më shumë për provën e dhuruar nga skuadra e tij. Ndonëse në grup kanë përballë rivalë shumë të fortë, tekniku kuqezi beson se Shqipëria duhet të pretendojë për të marrë maksimumin në këto eliminatore dhe për të shkuar përtej objektivave. “Realisht kishim nevojë për këtë ndeshje, për këtë fitore e për këtë lojë, – ka thënë fillimisht kreu i stolit kuqezi. Fillimi ndoshta ishte pak i vështirë, derisa vajzat hynë në lojën që ne kishim përgatitur.”

“Ajo që na kënaqi normalisht ishte loja që bëmë ndaj Armenisë, përpos golave për faktin se ne nuk jemi një ekip që shënojmë shumë gola, – ka vijuar ai. – Sigurisht, ishte diçka tejet pozitive shënimi i shumë golave në këtë sfidë, pavarësisht se duhet thënë që humbëm edhe shumë raste për shënim, diçka që duhet ta korrigjojmë për ndeshjet e tjera. Realisht objektivi ynë është që të lëmë dy skuadra pas në renditjen e grupit, do të luftojmë deri në fund, por ne po pretendojmë të bëjmë diçka më shumë e të vazhdojmë atë rritje që kemi pasur, të mundohemi të bëjmë diçka të bukur në këtë grup Eliminator.”

“Ndonëse kemi përballë skuadra shumë të forta që janë elita e futbollit të femrave në Europë. Por do të mundohemi që të lëmë shenjën tonë në këtë grup, jo vetëm të përpiqemi të lëmë pas dy skuadra por të mundohemi të bëjmë diçka më shumë, sepse i kemi mundësitë”, – ka përfunduar trajneri shkodran i Kombëtares kuqezi të futbollit të femrave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh