Futboll – Femra / Gjyqtarja Erinda Kume rrëfen Evropianin e saj historik

Share Button

AlbanianSport.com 24/07/2022 18:40

ASNN – E para gjyqtare shqiptare në finalet e një Kampionati Evropian, rrëfimi special i Erinda Kumes. Gjykimi shqiptar po ecën me hapa të mëdha drejt arenës ndërkombëtare të futbollit. Dikur, vetëm meshkujt, ndërsa tashmë historinë e gjykimit shqiptar në Evropë po e shkruajnë edhe femrat. Erinda Kume është e para gjyqtare shqiptare, e cila u përzgjodh të merrte pjesë në fazën finale të Kampionatit Evropian të Nën-19-vjeçareve në futboll për femra.

Para disa ditësh ajo u caktua si gjyqtare anësore në ndeshjen Angli-Norvegji, duke shënuar kështu një arritje të madhe personale, por edhe për botën e gjykimit shqiptar. Në një intervistë ekskluzive për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ajo rrëfen emocionet dhe ndjesitë e të qenit e para zyrtare femër që merr pjesë në një event të kësaj rëndësie.

Ajo shprehet se përgjegjësia për të qenë pjesë e ndeshjeve të tilla është shumë më e madhe, ndërsa thekson se arritje të tilla vijnë edhe nga puna e mirë që po bëhet nga Sektori i Gjykimit në FSHF. Gjithashtu, Erinda tregon edhe synimet për të ardhmen.

 

– Erinda, e para gjyqtare shqiptare që merr pjesë në një fazë finale Evropiani, na tregoni pak emocionet që përjetuat?

– Ndjesitë që kam përjetuar në momentin që isha përzgjedhur në një fazë finale Europiani janë të vështira për t’u përshkruar me fjalë. Ishte pa diskutim një ndjesi shumë entuziaste. Duhet të them pa më të voglin dyshim se kjo përzgjedhje është një arritje e madhe si për mua personalisht ashtu dhe për botën e gjykimit shqiptar dhe zhvillimin e gjykimit të vajzave në vendin tonë. Përzgjedhja për të qenë pjesë e një veprimtarie të tillë konfirmon edhe njëherë punën e mirë që po bëhet me gjykimin.

 

– Emocionet e ndeshjes së parë. Na trego pak në hollësi gjykimin tuaj dhe diferencën me ndeshjet e tjera ndërkombëtare që keni gjykuar në karrierën tuaj?

– Të gjykosh ndeshje në një fazë finale evropiane dhe ndeshje të këtij niveli, duhet të them se janë krejt të ndryshme nga ndeshjet që kam gjykuar më parë. Pikë së pari emocioni dhe përkushtimi është më i madh, ashtu si edhe përgjegjësia. Ndeshjen e parë, që ishte dhe debutimi im, do e mbaj mend gjatë në kujtimet e mia të gjykimit, sepse janë ndjesi që nuk përjetohen dy herë në të njëjtën formë.

 

– Çdo të thotë për gjykimin shqiptar që një vajzë është pjesë e një Evropiani?

– Për gjykimin shqiptar ky përfaqësim në një fazë finale Kampionati Evropian ishte një ndër sukseset më të mëdha. Një tregues që sektori i gjykimit dhe FSHF kanë punuar mirë, janë duke hedhur baza të forta për rritjen e mëtejshme dhe sigurisht konfirmuan faktin se nëse punon fort dhe vendos prioritete, puna shpërblehet dhe ky përfaqësim i imi ishte përfaqësimi i të gjithë vajzave që janë sot në gjykimin e futbollit shqiptar. Gjyqtaret e reja duhet ta vlerësojnë si ogur shumë të mirë arritjen time dhe të jetë një mbështetje për to dhe të ardhmen e tyre në këtë fushë.

 

– Kush janë synimet tua për të ardhmen. Çfarë objektivash ka Erinda Kume?

– Pas këtij përfaqësimi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe kësaj arritjeje dua të theksoj se dhe synimet e mia janë bërë akoma edhe më të mëdha dhe të vendosura për këtë profesion. Kur arrin diçka që e ke ëndërr fillon e motivohesh për të dhënë më shumë nga vetja dhe për të mos parë limite përpara. Objektivat e mia do flasin me kohën dhe punën që do bëj çdo ditë!

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh