Futboll – Femra / Gjermania thyen “vikinget”, mposht Suedinë 2-1

Share Button

Gjermania-futboll-femra-Neid-festa

Gjergj Vyshka 20.08.2016 13:25

Në pjesën e parë Gjermania është gjithnjë në kontrollin e lojës, godet, por në më të shumtën e rasteve është frenuar nga portierja Lindal. Me barazimin 0-0 kanë hyrë në dhomat e zhveshjes në pushimin e lojës. Dhe sapo ka nisur pjesa e dytë, me një ekzekutim perfekt në një largësi prej rreth 16 metra, Marozian e ka dërguar topin në të majtë të portieres së Suedisë.

Gjermania e gjen shpejt dhe golin e sigurisë, që ka ardhur në minutën e 62-të. Goditje dënimi për Gjermaninë në një largësi prej rreth 20 metrash, godet Leupolz, topi ka rënë në shtyllën e djathtë pingule dhe është kthyer në lojë. Por Sembrantit, në përpjekje për të larguar topin nga zona e dërgon në rrjetën e portës nordike, duke shkaktuar kështu një autogol.

Blakstenius, një futbolliste e re që vitin e kaluar e vetme e pati shpallur Suedinë “kampione” të Evropës për moshën deri në 19 vjeç, ngushton diferencën e golave në minutën e 67-të. Tashmë ndeshja ka hyrë në momente ankthi, por përtej dëshirës, Suedia, edhe për shkak të ngutjes së lojtareve nordike përpara portës gjermane, nuk ka mundur të bëjë përmbysjen e madhe.

Vërshëllima e fundit e kanadezes Shenard, që ka gjykuar një ndeshje perfekte dhe aspak të diskutueshme në vendimet e saj, i ka dhënë Gjermanisë për herë të parë titullin olimpik në futboll për femra.

 

Suedi – Gjermani                              1-2

Shënues: Blakstenius 67’ / Marozian 46’, Sembrant 62’(a.g.)

Suedia: Lindal, Asllani (Hamarlund 68’), Dalkvist, Fisher, Jakobson (Blakstenius 55’), Rubenson (Erikson 70’), Samuelson, Shoug, Seger, Sembrant. Trajnere: P. Sund’hage

Gjermania: Shult, Bartusiak, Behringer (Gësling 70’), Dabrits (Huth 84’), Keme, Krahn, Leupolz, Majer, Marosian, Mitag, Pop. Trajner: S. Neid

Gjyqtare: K. A. Shenard (Kanada)

Kartonë të verdhë: Jakobson, Rubenson, Sembrant

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh