AlbanianSport.com 21/07/2022 23:55
ASNN – Gjermania vazhdon marshimin e saj në Kampionatin Evropian të Femrave 2022, një ekskluzivitet i RTSH, dhe arrin në gjysmëfinale. Tetë herë kampionet e Evropës, pas 3 fitoreve radhazi që i kanë hapur rrugën epërsisë në Grupin B, kanë në qendër suksesin e tyre të 4-t radhazi, duke e ruajtur portën ende të pastër, duke mposhtur Austrinë 2-0 në çerekfinale.
Ndeshja u vendos nga një gol i mesfushores së Bajernit të Magulit, në minutën e 26-të, pas pasimit të Byhlut, dhe dyfishimi i shifrave në minutën e 90-të, që mban firmën e sulmueses së Volfsburgut, veteranes Aleksandra Pop. Të pafat në krahun tjetër austriaket, që goditën dy herë shtyllat pingule dhe një herë atë horizontale, ndërsa gjermanet rikthehen në çerekfinale, aty ku ishin eliminuar në Evropianin e fundit pas pesë sukseseve të shenjtëruara në edicionet e mëparshme.
Gjermania tani pret rezultatin e ndeshjes mes Francës dhe Holandës, e programuar për t’u luajtur më 23 korrik, për të zbuluar se me cilën skuadër do të luajë për një vend në finale.