Gjergj Vyshka 20.08.2016 09:45
Kanë mjaftuar golat e Marozianit dhe Sembrantit, që ka shënuar në portën e saj, që gjermanet, një ndër themeluesit e “topkëmbës” për vajza, të hyjnë në historinë e olimpiadave. Suedia sjell ankth, por nuk përmbys.
Kështu, Gjermania është për herë të parë kampione olimpike në futbollin e femrave, ndërsa gjithçka ka ndodhur dje në mbrëmje në Rio. Është prishur hegjemonia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, katër herë fituese e medaljeve të arta dhe mbi të gjitha kampione e botës në fuqi.
Madje e menduar si favorite kryesore është eliminuar në çerekfinale nga Suedia, e cila dje nuk ka qenë në gjendje për të përballuar Gjermaninë. Një skuadër e plotë, e cila në Botërorin e vjetshëm pat zënë vendin e katërt.
Por duket se ia di më mirë se çdokush tjetër Suedisë, ndërsa dhe vitin e kaluar në 1/16 e finaleve të Botërorit të Kanadasë e pat mundur 4-1.
Libri i artë i Futbollit të femrave në Olimpiada
1996 SHBA
2000 Norvegjia
2004 SHBA
2008 SHBA
2012 SHBA
2016 Gjermania