Futboll – Femra / “Festival” golash në të 20-ën, plot 34 në vetëm 4 ndeshje

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2018 07:55

ASNN – Janë luajtur 4 nga 5 ndeshjet e javës së 20-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra, duke dhuruar plot 34 gola, me një mesatare prej 8.5 golash për ndeshje. Vllaznia ka mposhtur Dajtin 11-0, ndërsa me të njëjtat shifra është kundërpërgjigjur edhe Kinostudio në Pogradec ndaj ekipit vendas.

Akademia AAS ka fituar 3-0 në Bisht ndaj vendaseve, kurse Skënderbeu, dy javë përpara përfundimit të kampionatit të futbollit të femrave, ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi, teksa Apolonia ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë, teksa ka fituar në Korçë 9-0. Takimi ka pasur vetëm një pamje, ku mikeshat sulmojnë dhe vendaset mbrohen. Fieraket shënojnë që në minutat e para, teksa Denisa Qose e Skënderbeut, në të 7-tën, në përpjekje për të larguar topin nga zona e vet e dërgon në rrjetë duke shënuar autogol. Në të 19-tën minutë, është Xhindole që shënon një gol të bukur nga largësia. Në pjesën e parë shënon dhe Zarka, e cila është ndodhur brenda zonës korçare, ndërsa pjesa e parë është mbylur 0-3 për Apoloninë.

Në pjesën e dytë fieraket nuk falin duke shënuar edhe 6 herë të tjera. Është Zarka në të 51-ën që shënon emrin përsëri si golashënuese duke shënuar të katërtin për Apoloninë dhe të dytin individual. Pas saj vjen radha e Demirit, ndërkohë që Ke. Gore shënon një dygolësh, në minutat 57 dhe në të 78.

Xhindole është golashënuesja më e mirë në këtë ndeshje, pasi mbyll serinë e golave me një dygolësh tjetër në të 65-ën dhe 70-ën. Përfundimisht 0-9 në një vizitë të lehtë për Apoloninë. Vllaznia e ka arkivuar tashmë titullin “kampion”, teksa udhëheq e shkëputur renditjen në kuotën e 54 pikëve.

 

Skënderbeu – Apolonia                              0-9

Shënuese: Qose 7’(a.g.), Xhindole 19’, 65’, 70’,

Zarka 32’, 51’, Demiri 56’, Ke. Goro 57’, 78’

Skënderbeu: M. Niçku, E. Kullira, Beluli, Binjaku, R. Kullira, Morava, J. Niçku, Potomi, Qose (Agolli 46’), Baçe, Repa. Trajner: S. Lako

Apolonia: Mullai, Demiri, Simoni (Mile 58’), Saliaj (Kl. Goro 56’), Agalliu, Gjoni (Kostaj 58’), Taullaj, Levanaj, Xhindole, Ke. Goro, Zarka (Hamonikaj 58’). Trajner: E. Avdulaj

Gjyqtarë: E. Rusta, M. Salla, B. Xhaja (Elbasan)

 

Kampionati Kombëtar

i Futbollit – Femra

 

Java e 20-të

(5-6 maj 2018)

 

Dajti – Vllaznia                                 0-11

Skënderbeu – Apolonia                 0-9

Bilisht Sporti – Akademia AAS      0-3

Pogradeci – Kinostudio                  0-11

Juban Danja – Tirana AS   sot

Teuta                                      pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Vllaznia         18        18        0            0        119-1              54
  2. Kinostudio     18        14        1            4        126-31            43
  3. Apolonia        18        13        1            4        126-18            40
  4. Tirana AS      17        12        2            3          75-17            38
  5. Teuta              17        11        2            4          62-37            34
  6. AAS                18        8          0          10          54-42            24
  7. Juban Danja 17        8          0            9          54-45            24
  8. Skënderbeu  18        5          0          13          25-87            15
  9. Dajti                18        4          0          14          22-101          12
  10. Pogradeci 18        2          0          16          19-121            6
  11. Bilisht Sporti 19 0          0          19            4-176            0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh