Gjergj Vyshka 08.02.2015 12:35
Dy kartonë të kuq në ndeshjen me kryesuesen e kampionatit dhe kaq ka mjaftuar që Juban Danja, ende pa përfunduar pjesa e parë, të lërë fushën e lojës me Vllazninë dhe të mos kthehet më. Gjithçka ka ndodhur kur rezultati ka qenë 3-0 për kuqeblutë dhe në kushtet kur nuk ka pasur kthim prapa dhe shkatërrimi mundej të imagjinohej, atëherë Juban Danja ka zgjedhur një rrugë jo fort të bukur. Delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Justin Bespalla, teksa Juban Danja ka dashur të lërë fushën që në kartonin e parë të kuq i ka kthyer në fushë. Por në rastin e dytë ka qenë krejtësisht e pamundur për të gjithë. Juban Danja ka ikur, kurse gjyqtarët kanë pritur sipas rregullores për të mbyllur më pas ndeshjen sipas rregullores.
Kampionati i 6-të Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 15-të
(7 mars 2015)
Të shtunën:
Juban Danja – Vllaznia (e ndërprerë)
Dajti – Kukësi 0-3
Shkëndija D – AAS 6-2
Tirana AS – The Door 1-2
Kinostudio – Elbasani 3-0
Apolonia – Bilisht Sporti 2-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 14 14 0 0 123-7 42
- Kukësi 15 13 1 1 104-17 40
- Kinostudio 15 11 0 4 79-31 33
- Juban Danja 14 10 2 2 86-16 32
- The Door 15 10 0 5 44-26 30
- Tirana AS 15 8 1 6 45-32 25
- Apolonia 15 5 2 8 30-56 17
- Shkëndija Durrës 15 6 1 9 24-47 16
- Elbasani 15 3 2 10 16-50 11
- Bilisht Sporti 15 2 3 10 18-82 9
- Dajti 15 2 0 13 7-83 6
- AAS 15 0 0 15 6-135 0