Futboll – Femra / Arbiona Bajraktari, vajza me një jetë të dytë për futbollin (I)

Share Button

AlbanianSport.com 15/08/2021 16:55

ASNN – Historia e pabesueshme e Arbiona Bajraktarit, vajza që i dedikoi jetën e dytë futbollit! “Tani kushtet janë më të mira, – thotë ajo. – Po t’i krahasoj me kohën kur ishim të vogla, kushtet janë si dita me natën. Stërviteshim në fusha të vogla, në kalçeto, pasi fushat e mëdha ishin për djemtë. Ne nuk na lejonin sepse ishim vajza.” Arbiona Bajraktari i falet një jete të dytë. Lufta në Kosovë preku edhe atë e familjen e saj, të cilët u detyruan të merrnin udhën drejt Shqipërisë, për të mbijetuar. Ajo ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë asokohe. Familjarët e saj, ashtu sikurse qindra shqiptarë të tjerë të Kosovës i ishin drejtuar kufirit të Morinës, për të shpëtuar jetën e tyre.

Në traktorin me të cilin ata udhëtonin kanë qenë rreth 30 persona, me në krye gjyshin e saj. Rrugëtimi i tyre ngeci pikërisht në doganën e Morinës, për shkak të numrit të madh të njerëzve që donin të kalonin kufirin dhe ku për gati 3-4 ditë, ata kanë konsumuar vetëm ujë, pa ushqim. Kjo gjë ndikoi në gjendjen shëndetësore të gjithë familjes së saj, por sidomos tek vogëlushja Bajraktari, e cila nuk e përballoi mirë situatën. Të gjithë menduan se Arbiona kishte ndërruar jetë… por pasi kaluan kufirin e Morinës, ata u pritën nga një familje në Kukës. Plaka e shtëpisë, një zonjë fisnike, e mençur e ka risjellë sërish në jetë, duke e ushqyer për disa ditë me kos.

Arbiona nuk e kujton mirë këtë histori, edhe sepse ka qenë mjaft e vogël, por kujton çdo ditë dhe thekson se do t’i mbetet mirënjohëse gjithë jetën asaj familjeje që i dhuroi për herë të dytë jetën. Pas përfundimit të luftës, familja e Arbionës u zhvendos sërish në Kosovë. Ajo u rrit në Suharekën e saj të bukur, aty ku edhe lindi, mësoi, si dhe hodhi hapat e parë në futboll. Lagjet e vjetra të qytetit të saj i kujton ende me nostalgji, ku së bashku me fëmijët e tjerë luanin me një top, për të cilin kujdeseshin më mirë se për veten e tyre. Në moshën 12 vjeçare, dy shoqet e saj të ngushta u regjistruan në një klub futbolli për femra.

Ato e ftuan edhe Arbionën të bëhej pjesë e këtij ekipi. Nuk e mendoi dy herë, por vendosi që t’i bashkohej dhe të udhëtonte thuajse çdo ditë larg Suharekës, për gati 40 minuta, vetëm e vetëm që të ndiqte ëndrrën e saj. “Futboll kam nisur të luaj që kur isha e vogël, me shokët dhe shoqet e lagjes, – kujton ajo. – Derisa një ditë, dy shoqet e mia të shkollës më thonë se ishin regjistruar në një ekip futbolli për vajza dhe më ftuan të bashkohesha me to. U thashë po dhe çdo ditë udhëtoja 40 minuta larg qytetit për të mësuar më shumë mbi futbollin.” Prindërit e Arbionës nuk kishin kuptuar gjë, derisa një ditë e morën vesh dhe e ndaluan të shkonte.

Arbiona ishte shumë e vogël për të ndjekur stërvitjet e futbollit larg qytetit e gjithashtu duhej të fokusohej te shkolla. Për nga natyra, ajo është pak kokëfortë dhe këmbëngul aty ku mendon se ka të drejtë. E pavarësisht se familja nuk ishte dakord që ajo të vazhdonte të luante futboll, ajo nuk i dëgjoi. Madje, shpesh la edhe orët mësimore që të ndiqte stërvitjen. “Kur e morën vesh familjarët e mi, normalisht që nuk e pritën mirë, – pohon ajo. – Më thanë që nuk do të shkoja më dhe se duhet të ndiqja veçse shkollën. Kishin edhe frikë që unë të lëvizja vetëm, pasi isha e vogël. Por, unë nuk i dëgjova.”

“Përkundrazi, edhe kam lënë ndonjëherë orët mësimore për të shkuar në stërvitje, – vijon Bajraktari. – Ky nuk është një model i mirë, që shoqet e mia duhet ta ndjekin, pasi shkolla dhe pasioni që ne kemi, janë dy gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra. Për rreth 3-4 muaj, babi dhe vëllezërit e mi nuk dinin gjë. Kam pasur një mbështetje shumë të madhe nga trajneri i skuadrës.” Turneu drejt Suedisë do të ishte pika e kthesës për të dhe familjen e saj. Aty jeta e Arbionës do të fillonte të kishte tjetër rrjedhë. “Kur ekipi i Malishevës, me të cilin unë luaja, do të udhëtonte drejt Suedisë për një turne, trajneri kishte shënuar edhe emrin tim në listë”, – rrëfen futbollistja.

“E ka marrë tim atë dhe i ka thënë që vajza është pjesë e listës pasi ka talent dhe i ka kërkuar të më bënte dokumentet që të lëvizja me ta, – vijon ajo. – Babi ka mbetur pa fjalë, nuk e ka pritur. Por që prej asaj dite, kam pasur besimin e plotë të tij.” E pavarësisht kushteve të vështira që është rritur, numri 5 i Kombëtares kuqezi të futbollit ia ka dalë mbanë të lërë emër në çdo ekip me të cilin ka luajtur. Pa transport, stërvitje me vetëm një top, fushat e futbollit i mohoheshin sepse ishin vajza, ajo sërish ia doli. “Kushtet kanë qenë shumë të vështira në atë kohë, – kujton Arbiona. – Na kanë munguar shumë gjëra, transporti për shembull ishte shumë i vështirë.”

“Stërviteshim në fusha të vogla, në kalçeto, pasi fushat e mëdha ishin për djemtë, – vijon ajo. – Ne nuk na lejonin sepse ishim vajza. Kemi pasur vetëm një top dhe kjo ka vazhduar deri kur kam ardhur tek ekipi i Kukësit. Nuk kemi pasur secila prej nesh një top dhe për këtë arsye, kemi bërë veç nxemje dhe ushtrime fizike dhe më pas direkt në lojë. Çfarë mund të bënim më tepër me një top?” Sot, kushtet janë ndryshe. Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që ka hartuar një strategji të mirëfilltë për ta zhvilluar më tej futbollin e femrave, ndaj ajo thotë: “Tani kushtet janë më të mira”.

“Po t’i krahasoj me kohën kur ishim të vogla, kushtet janë si dita me natën, – thekson 26-vjeçarja. – Mbështetja që po na jep edhe FSHF-ja është e madhe. Shpresoj të vazhdojnë të na mbështesin, pasi duhet thënë, mbështetja e futbollit të femrave nuk është aq e madhe kudo, jo vetëm te ne. Megjithatë, duket sikur gjërat kanë ndryshuar. Federata po na ndihmon jo vetëm me bazë materiale por edhe nga ana financiare. Kjo është një shtysë e madhe për të gjitha ne që luajmë futboll, pasi dihet që karriera në futboll nuk është shumë e gjatë”. Me Kombëtaren ka gjithashtu një histori jo si të gjitha historitë e tjera.

 

Vijon nesër…

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh