Futboll – Femra / Arbiona Bajraktari: Nuk ka dilema për zgjedhjen kuqezin (II)

Share Button

AlbanianSport.com 16/08/2021 19:20

Vijon nga dje

Kur ishte 16 vjeçe dhe luante me ekipin e Therandës në Kosovë, një nga zbuluesit e talenteve të FSHF-së në Kosovë e kishte ndjekur dhe i thotë se do ta merrnin në Kombëtaren shqiptare. Fillimisht nuk i besoi, derisa i ati i thotë se e kishin marrë në telefon nga FSHF-ja. “Kur luaja me Therandën në Kosovë, një ditë në stërvitje dikush që ishte zbulues talentesh i Federatës Shqiptare të Futbollit në Kosovë, thotë futbollistja e Vllaznisë. – Ai më kishte ndjekur prej kohësh në stërvitje dhe ndeshje dhe më tha se do të më marrë në Kombëtaren shqiptare. Unë isha vetëm 16 vjeçe dhe sigurisht që nuk e mora seriozisht.”

“Isha pa shumë përvojë, krahasuar me vajzat e tjera në Kombëtare, – vijon ajo. – Zbuluesi e talenteve ka marrë më pas babin në telefon dhe i ka thënë që duan të më kenë pjesë të Shqipërisë. Emocione të mëdha. Më vjen mirë, i bëra krenarë prindërit e mi, ia dola edhe vetë të realizoja ëndrrën time të madhe.” Fillimisht pjesë e Kombëtares së të rriturave, më pas një “xhiro” tek ekipet e moshave, për t’u rikthyer dhe mbetur përfundimisht tek ekipi kuqezi i të rriturave.

“Fillimisht jam grumbulluar me Kombëtaren e të rriturave, duke i kapërcyer ekipet e moshave, – zbulon Bajraktari. – Më pas, në një miqësore me Kombëtaren e Nën-19-vjeçareve, trajneri më ka thënë të kaloj direkt tek ekipi i të rriturave dhe më pas nuk jam shkëputur më.” Dilema ka pasur edhe ajo, ashtu sikurse thuajse çdo futbolliste që vinte nga Kosova. Shqipërinë apo Kosovën? E vogël ëndërronte të vishte ngjyrat kuqezi, e për këtë arsye, dilemën që kishte ia shoi ëndrra e fëmijërisë. “Me Kombëtaren e Kosovës kam qenë pjesë e një përzgjedhjeje, por sërish kam vendosur të jem pjesë e Kombëtares shqiptare”, – këmbëngul ajo.

“E kam ëndërruar që fëmijë të vesh fanellën kuqezi”, – shton futbollistja, të cilës nuk i kujtohet mirë numri i saktë i ndeshjeve me Kombëtare, teksa në mendje ka të fiksuar ndeshjen kur ka debutuar me Shqipërinë dhe atë më të bukurën që vajzat kuqezi kanë zhvilluar. “Ndeshja ime e parë në radhët e ekipit Kombëtar ka zgjatur 4-5 minuta, – zbulon ajo. – Kam debutuar kundër Turqisë, në një ndeshje jo fort të lehtë, e kryesisht për mua. Isha shumë e vogël, e megjithatë, nga trajneri mora një reagim pozitiv. Më mbështeti dhe më tha se luajta shumë mirë. I mbaj mend fjalët sikur sot, pasi kanë qenë vërtetë motivuese për mua dhe kisha nevojë për një mbështetje të tillë.”

“Ndërsa ndeshja më e bukur ka qenë kundër Greqisë, ku arritëm të fitojmë 2-1”, – thotë Arbiona. Një dëmtim e ka lënë jashtë fushave për gati një vit, më i rëndi në tërë këto vite që ajo luan futboll. Tani është në fazë rikuperimi dhe po shpreson që të jetë gati për edicionin e ri futbollistik me Vllazninë.  “Është hera e parë që pësoj këtë lloj dëmtimi, – pohon ajo. – Që kur kam nisur të luaj futboll, nuk kam munguar në asnjë ndeshje. Kam pasur dëmtime të lehta muskulare, tërheqje, por nuk kam qëndruar kurrë kaq gjatë larg fushës. Më erdhi në momentin tim më të mirë, qoftë me klubin, ashtu edhe me Kombëtaren. Kisha zhvilluar një sërë ndeshjesh të mira.”

“Jam vizituar te mjeku i Kombëtares së të rriturve, Xhanluka Stesina, dhe ai është kujdesur për mua, – vijon futbollistja. – Jam operuar në dhjetor dhe shpresoj që me fillimin e edicionit të ri futbollistik të nis edhe unë të luaj sërish. Vllaznia është pika e saj e dobët. Arbiona është “minuti i 122-të” i ekipit shkodran. 6 vite ka në këtë skuadër dhe sërish nuk mendon të largohet. E vetmja gjë që shpreson është të korrë sa më shumë suksese, të marrë trofe si dhe të bëhen sërish pjesë e Ligën e Kampioneve të futbollit për femra. “Me Vllazninë jam bashkuar që në vitin 2015 dhe mendoj ende të vazhdoj”, – kujton ajo.

“Kam pasur ftesa edhe nga jashtë, por kam vendosur të qëndroj në këtë ekip, – vijon mbrojtësja. – Këtu kam mësuar çdo gjë, këtu jam rritur dhe këtu do të vazhdoj të luaj. Ndeshja më e bukur me këtë skuadër? Nuk e përcaktoj dot. Jemi kualifikuar në 32 ekipet më të mira të Europës në 2019. Por do të mbaj mend gjatë gjithë jetës atë gol që shënova kundër ALG Spor në minutën e 122-të. Ende emocionohem… Momenti më i mirë në karrierën time.” Arbiona është bërë për futbollin dhe futbolli është bërë për Arbionën. Përveçse të luajë mirë, ajo di edhe të komunikojë në mënyrë të shkëlqyer. Sporti është shëndet thotë ajo, teksa thekson se futbolli është për këdo.

“Çdo vajzë duhet të ndihet e lirë sot të realizojë ëndrrat që ka, – thotë 24-vjeçarja. – Le të luajnë futboll, nëse kanë dëshirë, le të luajnë. Futbolli është sporti më i bukur në botë dhe përveç se shëndetit, nuk sjell asnjë të keqe. Ka ende prindër që stepen t’i dërgojnë vajzat e tyre në futboll, ashtu siç ka nga ata që besojnë se fëmijët e tyre duhet të provojnë çdo fushë të jetës.. sportin, pikturën, muzikën etj. Ideja se vajzat duhet të shkojnë vetëm në shkollë duhet të marrë fund njëherë e mirë. Unë nuk luaj vetëm futboll, por edhe studioj në të njëjtën kohë për Edukim Fizik.”

“Futbolli është jetë…. dhe është për të gjithë”, – shton ajo. Në fund të rrëfimit të saj të veçantë për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ajo nuk harron të falënderojë dhe të thotë se në futbollin e femrave ka pasur gjithmonë një idhull.. “Që prej kur jam bërë pjesë e Kombëtares dhe e Vllaznisë, më dukej e pabesueshme që do të luaja krah Albina Rrahmanit, idhullit tim. Dikur ëndërr, sot e disa vite, luaj në të njëjtin ekip me të. Vazhdon të mbetet idhulli im dhe do të vazhdojë të jetë kështu”, – përfundon futbollistja e Vllaznisë dhe e Kombëtares kuqezi të femrave, Arbiona Bajraktari.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh