AlbanianSport.com 10.01.2015 16:35
Apolonia në futboll për femra ka nisur periudhën përgatitore të dimrit në ambientet e Akademisë në Fier.
Nën drejtimin e trajnerit Arben Ymeraj, fieraket pretendojnë që të kenë rezultate më të mira në vazhdim, duke kërkuar që të jenë më bindëse në garën e tyre.
Ky muaj, ndërsa faza e dytë e kampionatit të gjashtë kombëtar të futbollit të femrave nis në shkurt, konsiderohet si një stërvitje e fort në anën fizike.
Pavarësisht klimës së ftohtë vajzat vijojnë stërvitjen rregullisht çdo dit të javës duke shfaqur kështu dhe dëshirën e madhe që ato kanë për t’u stërvitur dhe njëkohësisht për të dhuruar emocione të bukura tek publiku gjatë ndeshjeve që do të zhvillohen.
Shpresohet që në fazën e dytë Apolonia në futboll për femra jo vetëm të dhurojë emocione, por dhe të ketë suksese të tjera, sepse nuk është ekipi i brishtë i një sezoni më parë.