Futboll – Femra / Anulimi i miqësores Shqipëri-Mali i Zi, një skandal ushqimor…

Share Button

Gjergj Vyshka 03.03.2017 07:55

Ndeshja e dytë miqësore mes kombëtareve të të rriturave, Shqipëri-Mali i Zi, parashikuar për dje në ora 12:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, është anuluar. Në komunikatën e saj zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se kjo ndeshje do të bëhet në një datë tjetër.
“Miqësorja e dytë e kombëtares A të femrave ndaj Malit të Zi, e planifikuar për t’u luajtur dje në ora 12:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, pas një rakordimi midis trajnerëve të të dyja skuadrave, Federatave përkatëse, është vendosur të luhet në një datë tjetër, e cila do të bëhet publike shumë shpejt”, – shkruante FSHF-ja.
“Lodhja fizike e një pjese të mirë të lojtareve të të dyja skuadrave, si dhe pas dëmtimeve gjatë ndeshjes së parë në Stadiumin “Elbasan Arena”, por dhe impenjimet e futbollisteve me klubet ku luajnë kanë dërguar në unison të dyja Federatat në vendimin për ta zhvilluar ndeshjen në një moment të dytë”, -thuhet në faqen zyrtare në Internet të organizmit që qeveris futbollin shqiptar.
Por, në fakt, Federata e Futbollit të Malit të Zi ka zbuluar një tjetër argument për anulimin e ndeshjes, që është më i rëndë nga ai që thotë Federata Shqiptare e Futbollit. Sepse, sipas malazezëve, lojtaret e kombëtares sonë janë helmuar nga ushqimi e si të tilla kanë qenë të pamundura për ta luajtur këtë ndeshje.
“Miqësorja e dytë e kombëtareve A të futbollit të femrave, Shqipëri-Mali i Zi, që do të duhej të luhej sot (dje) në Shkodër, është anuluar për shkak të probleme shëndetësore të përfaqësuese vendëse, – shkruante komunikata e malazezëve. – Skuadra kombëtare e Shqipërisë, e helmuar nga ushqimi, ka qenë e pamundur për të zbritur në fushën e stadiumit të Shkodrës për ndeshjen e sotme (djeshme).”
Parë kështu, kjo përbën skandal për mënyrë se ku e si është akomoduar kjo kombëtare në prag të miqësores së Malit të Zi në Shkodër. Është ndër të rrallat raste që miqësorja shtyhet për pamundësi të kombëtares sonë. Ndaj, edhe ndoshta duke pasur një farë abuzimi nga ajo që thotë Federata e Malit të Zi, nuk duhet të ishte fshehur.
Sidoqoftë, Shqipëri-Mali i Zi në futboll për femra është anuluar për shkak të problemeve shëndetësore të lojtareve tona, që në këtë rast është helmimi nga ushqimi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh