AlbanianSport.com 12.01.2017 19:50
ASNN – Në stadium, ku Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll u mund nga ajo e Italisë së Nën-19-vjeçareve në shifrat 0-1, në përballjen miqësore që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”, ishin të pranishëm afro 1 mijë sportdashës, të cilët patën ardhur për ta parë nga afër këtë ndeshje miqësore.
Përgjithësisht ishin ekipet e moshave nga qyteti i Elbasanit. Ndërkohë, dje, gjatë kësaj ndeshje, pati edhe një seminar me vëzhguesit në futbollin shqiptar, ku u diskutua edhe ndeshja miqësore e vajzave.
Vëzhguesve u ishte lënë detyrë për të vënë notat rreth paraqitjes së gjyqtarëve. Por gjithashtu u njohën edhe me rregulloret e reja, që vijnë herë pas here nga organizmat ndërkombëtarë të futbollit.