Gjergj Vyshka 12.02.2016 17:55
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, në një kthim përgjigjeje për gjyqtarët duket se e ka prerë shkurt. Sepse kjo kontratë, që gjyqtarët kërkojnë të përmirësohet për të mirën e të dy palëve, nuk është objekt diskutimi dhe nuk negociohet. “Pasi ajo është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv”, – ka thënë numri 2 i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare.
“Ju jeni të lirë që të vini ta firmosni ose jo, sipas dëshirës tuaj, – ka vijuar ai. – Gjithsesi nga bisedat që kam pasur me ata gjyqtarë, të cilët e kanë firmosur kontratën tashmë, kemi konstatuar problemet me disa prej dietave për nga qytetet ku zhvillohen veprimtaritë e FSHV-së, të cilat, në mbledhjen më të parë që do të kemi me Komitet Ekzekutiv, do t’i adresojmë për zgjidhje pozitive.”
“Për më tepër pas kësaj mbledhje do t’iu vëmë në dijeni edhe për takimin që kemi me ju, atje ku do të adresojmë të gjitha shqetësimet e ngritura nga një grup gjyqtarësh”, ka përfunduar Vokopola. Por kjo përgjigje nuk duket se e ngroh mjedisin e gjyqtarëve, që gjë tjetër presin.