Gjergj Vyshka 20.03.2017 11:10
Në këtë 70-vjetor të themelimit të klubit shijakase, Erzeni është nderuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, me titullin “Nderi i Volejbollit Shqiptar”.
E bashkë me të në dhënien e këtij titulli të lartë për Erzenin ishin dhe Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Albens Vokopola.
Erzeni e ka merituar këtë titull sepse i ka dhënë rrjetës shqiptare, jo vetëm për faktin se është tre herë kampion i Shqipërisë duke thyer dominimin e kryeqytetasve, por sepse në breza, edhe duke mos pasur asnjëherë Pallat Sporti, ka qenë në qendër të vëmendjes së rrjetës shqiptare.
Në fakt në këto vitet e fundit më shumë jo, se sa po, e ka zbehur emrin e vet. Por megjithatë e meriton të ishte “Nderi i Volejbollit Shqiptar” për gjithçka që i ka dhënë rrjetës shqiptare.