AlbanianSport.com 25.02.2016 19:35
ASNN – Tanimë është zyrtarizuar edhe kundërshtari i dytë dhe Kombëtarja shqiptare e futbollit, do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj. Në kuadrin e përgatitjeve për fazën finale të Evropianit “Francë 2016”, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i rradhës do të jetë Katari.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit, e cila sqaron se takimi do të luhet përsëri në Austri, më datë 29 maj 2016 dhe qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenbergu. Kështu pra, pas miqësores me Austrinë vendase më 26 mars 2016, tri ditë më pas, kuqezinjtë do të përballen me përfaqësuesen e vendit organizator të Botërorit 2022.
Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Evropian, Kombëtarja do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë. Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje, pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare, në ditët në vazhdim.