FSHF / Zyrtare: Armand Duka kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Share Button

AlbanianSport.com 09.02.2017 19:55

ASNN – Oreksi vjen duke ngrënë, thotë një fjalë e urtë popullore dhe, pas pjesëmarrjes historike të Kombëtares kuqezi në një fazë finale, siç ishte ajo e Evropianit “Francë 2016” dhe e Skënderbeut në fazën e grupeve të veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës, tanimë futbolli shqiptar synon “të bëjë gol” edhe në   aspektin administrativ.

Kështu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka është zyrtarizuar sonte si kandidaturë për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Sikundër e ka konfirmuar edhe vetë Duka në një postim të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, emri i kreut të të futbollit shqiptar është zbuluar sot nga Komiteti Ekzekutiv aktual mes 13 kandidatëve që do të jenë për 8 vende.

Kjo është hera e parë në historinë e futbollit shqiptar që një përfaqësues i futbollit mund të jetë pjesë kryesore e organizmit më të lartë të futbollit evropian, si UEFA. Zgjedhjet do të zhvillohen më 5 prill 2017 në Helsinki dhe presidenti Duka do të jetë një kandidat potencial për këtë post. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organi më i lartë i organizmit që qeveris futbollin kontinental.

Ai përbëhet nga 16 anëtarë përfshirë këtu edhe Presidentin. Mandati i secilit anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është 4-vjeçar dhe është i ndarë në dy grupe me nga 8 anëtarë, të cilët zgjidhen çdo dy vjet, ndërkohë që secili nga kandidatët ka të drejtën e rikandidimit. Roli i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është shumë i rëndësishëm për të marrë vendime që kanë të bëjnë me rregulloret dhe është pikërisht ky Komitet që administron UEFA-n.

 

Ja lista e plotë e kandidatëve:

 

Zbignjev Boniek (Poloni), Kairat Boranbajev (Kazakistan), Xhon Delanej (Irlandë), Armand Duka (Shqipëri), Dejvid Xhill (Angli), Reinhard Grindel (Gjermani), Marios Lefkaritis (Qipro), Elkhan Mamadov (Azerbajxhan), Karl-Erik Nilson (Suedi), Kieran O’Konor (Uells), Mikele Uva (Itali), Mikael van Praag (Holandë) dhe Servet Jardëmxhë (Turqi).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh